“Ndalo së ulërituri si një derr kur bën seks”- Gruaja gjen “belanë” me fqinjët e zemëruar që i dërguan një…

Life style

“Ndalo së ulërituri si një derr kur bën seks”- Gruaja gjen “belanë” me fqinjët e zemëruar që i dërguan një…

Më: 15 janar 2021 Në ora: 13:28
Ilustrim

Një grua ka ndarë në rrjete sociale një letër që fqinji i saj i zemëruar i ka dërguar, nëpërmjet së cilës i kërkon “të ndalojë së ulërituri si një derr” kur bën seks.

Fotoja, që tregonte se ishin përdorur shkronja të mëdha për ta shkruar mesazhin, u bë menjëherë virale, shkruan “The Sun”.

“A mundet të ndaloni së bërtituri si një derr kur kryeni marrëdhënie seksuale? Jemi të gjithë të lodhur nga kjo!!! Fqinjët.”

Mbi foton e publikuar, gruaja shkroi:

“Unë personalisht mendova se tingëlloja si gruaja në reklamën e shampos së flokëve ‘herbal essence’, por mesa duket nuk qenka kështu”.

Fotoja deri më tani ka marrë më shumë se 1,100 komente dhe mbi 21,000 pëlqime.

Megjithatë, shumica e atyre që e panë këtë postim, e mbështetën gruan në fjalë.

“Kjo është qartazi një ftesë për të provuar ulërima të reja. Duket që nuk janë fansa të zhurmave të një derri”, shkruante njëri prej komentuesve.

Madje një tjetër tha se kishte qenë edhe vetë në një situatë të tillë dhe e kishte pasur shumë të vështirë të merrej me fqinjët.

“Dikur jetoja në një apartament dhe fqinji im një kat më poshtë i gjuante tavanit me bishtin e fshesës sa herë që bëja seks. U mundova ta kaloja me të qeshur, por e vërteta është se jeta ime u bë e mjerueshme”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat