Si duhen trajtuar recipetat

Life style

Si duhen trajtuar recipetat

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:47
Foto Ilustrim

Nuk është çudi pse shumica e femrave, këtë pjesë shumë të rëndësishme të veshjes së tyre e konsiderojnë si diçka shumë të zakonshme dhe nuk i kushtojnë rëndësi, e pastaj pyesin veten pse sytjenat e tyre të preferuara ju dëmtohen. Se si të ruani më gjatë sytjenat dhe si të mbani në rregull pjesën tuaj të preferuar të trupit, po ju japim disa këshilla si duhet t’i lani dhe ruani ato.

Mbërtheni sytjenat para larjes

Zakonisht, femrat i lajnë sytjenat e tyre pa i mbërthyer tek kopsat nga mbrapa, gjë që mund të shtrembërohen, ose më keq, të ngjiten në pjesë tjera të rrobave në makinën larëse si dhe t’i dëmtojnë rrobat.

Temperatura dhe procedura e duhur

Lani apo pastroni sytjenat me dorë edhe atë me ujë të ftohtë, dhe nëse i lani në makinë larëse, bëjeni në temperatura të ulëta dhe pa rrotullime të forta. Vendosni në qese adekuate gjatë larjes Sytjenat, ashtu edhe brekët, vendosni në qese që janë të dedikuara për to, që t’i pastroni më mirë në makinë larëse.

Balansoni ngjyrat gjatë larjes në makinën larëse

Sytjenat gjithmonë lani me rroba që kanë ngjyrë të ngjajshme, në mënyrë që mos të marrin ngjyrë tjetër apo ta humbin ngjyrën origjinale të tyre.

Kini kujdes nga pesha

Sytjenat tuaja të bukura mos i lani asnjëherë me xhinse apo peshqirë. Makina larëse duhet në mënyrë delikate të pastrojë rroba që kanë peshë të ngjajshme.

Ktheni çdo gjë në vendin e vet

Pas larjes së sytjenave me dorë, ndodhë që forma e rregullt t’ju prishet, kështu që rregulloni me gishta shportat e pambukut dhe riktheni në vendin e tyre apo në formën e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat