6 lloje meshkujsh që duhet t’i evitoni

Life style

6 lloje meshkujsh që duhet t’i evitoni

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:41
Foto Ilustrim

Është e vërtetë se asnjë i fejuar nuk është dhe nuk ka mundësi të jetë perfekt. Megjithatë, secila femër pretendon të gjejë dhe të marrë maksimumin nga partneri i saj i ardhshëm. Me poshtë po listojmë ata meshkuj, miqësia më të cilët do të ishte e udhës të mos “trashej” shumë.

1. Ai që ju kritikon për aspektin tuaj fizik. Shprehjet tipike në këtë rast janë: “E dashur, duhet të ulesh disa kilogramë, duhet të shkosh në palestër, je shumë e mirë, por të mungon vetëm…”.

2. Ai që nuk ka dëshirë të bëjë asgjë, asnjëherë. Tipat të tilla edhe në fundjavë nuk kanë sensin e prakticitetit, të iniciativës dhe improvizimit. Përherë bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa e lenë çdo gjë që ta organizoni ju.

3. Ai që nuk u lejon të dilni me shoqet tuaja. Përgjithësisht, këta mendojnë se çdo dalje me shoqe është një mundësi tradhtie.

4. Ai që është pesimist. Duke qenë se çdo gjë e sheh me negativitet dhe pesimizëm, ai është gati që në çdo rast të prishë planet tuaja

5. Ai që sheh nga femrat e tjera. Veçanërisht kur këto vështrime i shoqëron edhe me shprehje të tipit: “e këndshme shoqja tende”.

6. Të dhunshmit. I lamë për në fund, por për nga rreziku që paraqesin duhet të ishin në fillim. Këta duhet të evitohen në mënyrë absolute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat