Këto shenja tregojnë se keni një partner të palumtur

Life style

Këto shenja tregojnë se keni një partner të palumtur

Më: 17 janar 2021 Në ora: 01:01
Foto ilustrim

1.I jep një vëmendje të madhe sendeve të tij

Njerëzit në gjendje të rënduar psikologjike kanë prirjen t’i duan më shumë se zakonisht sendet e tyre. Është sikur të heqësh ndjenjën e vetmisë nëpërmjet sendeve. Margaret Clark, një profesoreshë e psikologjisë në Yale, zbuloi se njerëzit që i kushtojnë më shumë rëndësi pasurisë së tyre, janë më pak të sigurtë në marrëdhëniet personale.

2. Kaloni momente ‘pa jetë’

Në një marrëdhënie të shëndetshme, çiftet preferojnë të qëndrojnë në vende të qëta ku të jenë vetëm. Por nëse përjetohet një ftohje delikate, kur jeni të ulur në një vend të bukur dhe të qetë, duke mos patur për t’i thënë asgjë njëri-tjetrit, këtu mund të hasim shenja palumturie.

3. Në vend që t’ju dëgjojë, ai/ajo thotë: “E kemi diskutuar shumë herë këtë”

Në një marrëdhënie të shëndetshme, partneri të paktën do të dëgjojë atë që po thoni, në vend që të përqendrohet vetëm në atë ‘se sa i bezdisshëm dhe i përsëritur është argumenti’. Mund të duket sikur ai po përpiqet për mirë duke e ndaluar ‘luftën tuaj’ – por kjo mund të nënkuptojë gjithashtu që ai thjesht nuk shqetësohet për atë që jeni mërzitur, apo të diskutoni për të gjetur një zgjidhje.

4.Ju dini shumë rreth ‘Sheilës në punë’

“Kështu që Sheila e punës, ka kaluar këtë gjë të tmerrshme me ish-in e saj..”-thotë ai. Ju pohoni me kokë, gjithashtu me dhembshuri, sepse e dini që Sheila ka pasur probleme me tretjen dhe duhej të hante ushqime pa gluten dhe gjithashtu se halla e Sheilas me të cilën ajo ishte vërtet e lidhur, vdiq muajin e kaluar, dhe … një moment! Pse dini kaq shumë për Sheilan e punës? Një miqësi tepër entuziaste me një të ashtuquajtur kolege pune mund të mos përkthehet në një marrëdhënie të zakonshme kolegësh në salla apo konferenca. Në fund të fundit, është e pranueshme që partneri juaj të ketë një mike në punë – por kjo mund të tregojë që diçka që po mungon në marrëdhenien tuaj, ai po e kërkon diku tjetër, ndoshta në mënyrë të pavetdijshme. Kur duket se ai ka më shumë simpati për sagat e vazhdueshme të ‘Sheilas në punë’ se sa për bisedat që ju përkasin, është momenti për fjalinë ‘ne duhet të flasim’.

5.Nuk preferon të provojë gjëra të reja me ju

Nëse ushqimi që hani, vendet ku shkoni, filmat që shikoni janë të njejtë gjithmonë, dhe askush nga ju nuk insisiton për diçka të re, mund të jetë një shenjë e një marrëdhenieje jo të lumtur. Nga ana tjetër nëse partneri juaj ju tregon për gjëra të reja që ka provuar me miqtë e tij dhe jo me ju atëhërë kjo duket më serioze!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat