Pampas, lule e cila ka ngazëlluar të gjithë: Trendi më i ri në dekorimin e shtëpisë

Life style

Pampas, lule e cila ka ngazëlluar të gjithë: Trendi më i ri në dekorimin e shtëpisë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Çdo hapësirë mund ta bëjë shumë të bukur

Pampas është nga familja e bimëve dhe ka prejardhjen nga Amerika Jugore, më saktësisht nga Argjentina, Uruguai dhe pjesa jugore e Brazilit.

Emrin e ka marrë sipas pampasëve në të cilët rriten dhe ato janë stepa me bar në juglindje të Amerikës Jugore

Ajo u soll në Evropë në fund të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të dhe filloi të përdoret për qëllime dekorative.

Bari ka formë shkurreje, ndërkaq lulet e tij janë si pupla që e bëjnë zgjedhje shumë të bukur kur është fjala për dekorimin. Shtëpinë do ta bëjë krejtësisht ndryshe.

Mund të kultivohet kudo, çdo kopshti do t’i japë notë elegance me lulet puplore ngjyrash të llojllojshme.

Arrin lartësinë e pabesueshme edhe deri në 2 metra e gjysmë, pra mund të jetë për gardh ideal.

Kjo bimë tashmë disa sezone është në vendin e parë kur bëhet fjalë për dekorimin e enterierit.

Mund ta gjeni në dyqane të luleve. Zgjidhni një vazo të përshtatshme që ambientin tuaj do të bëjë sikur nga katalogu.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat