Flokët elektrizohen nga i ftohti? Kura natyrale që të shpëton nga bezdia e dimrit

Life style

Flokët elektrizohen nga i ftohti? Kura natyrale që të shpëton nga bezdia e dimrit

Më: 18 janar 2021 Në ora: 06:33
Ilustrim

Flokët kanë prirje të elektrizohen, sidomos në stinën e dimrit ku lagështia është një fenomen i zakonshëm. Por ka një maskë, e cila do të të ndihmojë të shpëtosh nga elektrizimi shqetësues.

Përbërësit:

2 lugë gjelle kos. Kosi ka veti zbutëse. Proteinat e tij ndihmojnë në ushqimin e fijes dhe pastrimin e fijeve të djegura.

1 lugë gjelle mjaltë. Mjalti ka vetinë të mbyllë lagështinë brenda flokëve.

1/2 -1 lugë gjelle vaj kokosi. Lëndët ushqyese të këtij vaji ndihmojnë flokun të jetë me i shndritshëm dhe pa shkaktuar yndyrë.

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikoje në flokë që nga rrënja duke i masazhuar lehtë. Lëri ashtu për 15-20 minuta. Shpëlaje kokën me ujë të nxehtë dhe më pas laje si zakonisht. Në fund, mos përdor krem zbutës.

Kjo maskë është mirë të aplikohet një herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat