Pastrues i njollave pa kimikate? Epo ne kemi zgjedhjen e duhur për juve

Life style

Pastrues i njollave pa kimikate? Epo ne kemi zgjedhjen e duhur për juve

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Secila shtëpi ka nevojë për këtë pastrues.

Të gjithë e kemi të vështirë të pastrojmë njollat apo papastërtitë e ndryshme pa ndonjë kimikat, mirëpo fatkeqësisht është thuajse e pamundur të pastrojmë pa ta

Ato shpesh shkaktojnë probleme me lëkurën, irritim të syve, kollë etj, që mund të jetë indikacion se sa të dëmshme mund të jenë këto mjete pastrimi.

Çfarë nëse iu themi se mund të bëni një pastrues shtëpie pa asnjë kimikat? Epo është fare e lehtë dhe plotësisht e sigurt për shëndetin.

Gjithçka që iu duhet është këtu:

Uthull e bardhë

Ujë

Lëkurë limoni

Rozmarinë

Dhe sodë buke

Përzieni 1 gotë ujë me 1 gotë uthull, dhe shtoni 3-4 degë rozmarinë dhe lëkurën e copëtuar të një limoni.

Përzieni mirë dhe është e gatshme për përdorim. Ajo duhet të përdoret në kombinim me sodën e bukës.

Pra e spërkatni lëngun që krijuat dhe përsipër i hidhni paksa sodë buke dhe e leni të qëndroj për 3-4 minuta dhe më pas fërkojeni. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat