A mund të jetë dashuria e rrezikshme për dikë?

Life style

A mund të jetë dashuria e rrezikshme për dikë?

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:16
Ilustrim

Dashuria është  e rrezikshme për të gjithë, përveç asaj me synim të papërcaktuar. Dashuria është gjendja e mendjes, e cila e mjegullon arsyen, shterrë vullnetin dhe verbëron personin për të parë faktet dhe të vërtetën.

Çdo njëri, i cili bëhet i vetëpërcaktueshyëm dhe arrin lirinë shpirtërore për të menduar vetë, duhet që të zotërojë me kujdes cdo emocion që duket edhe prej se largu i ngjashëm me dashurinë. Ju mund të habiteni kur të kuptoni se dashuria është një nga karremat më efektivë. Me dashuri njerëzit drejtohen drejt shprehisë së endjës, madje më shumë se ata njerëz të cilët nuk mund të tërhiqen me diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse dashuria është e vendosur në krye të listës së karremeve. Mafton të kuptohet se çfarë do një person më shumë dhe direkt e ke bërë këtë njëri të vrapoj pas asaj.

Dashuria dhe frika, të kombinuara bashkë, bëjnë një armë  efektive me anë të së cilës nxitën njerëzit drejtë endjes.

Edhe njëra edhe tjetra ndihmojnë shumë. Të dyja kanë efektin që të shkaktojnë te njerëzit neglizhencën e zhvillimit të përcaktimit si dhe mosperdorimin e mendjës së tyre.

Kjo gjë i jep frikës kontrollin e tërësishëm të njeriut dhe e bën skllav të saj. Të dyja, dashuria dhe frika janë forca emocionale dhe me nje potencial shumë të madh, saqë mund ta heqin fuqinë e vullnetit dhe arsyes. Pa vullnet dhe arsye nuk ka asgjë që të mbështesë synimin e përcaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat