Si t’i tejkaloni gjërat kur ato vështirësohen?

Life style

Si t’i tejkaloni gjërat kur ato vështirësohen?

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Njerëzit shpesh na bëjnë të mendojmë pozitivisht gjatë kohëve të vështira, por sa kanë nevojë ta bëjnë këtë gjë kur ne ndihemi sikur bota po përfundon?

Nganjëherë kalojmë nëpër situata që na lënë të ndihemi të humbur dhe të pafuqishëm. Mendimi negativ mund të thellohet nëse ju nuk bëni diçka për këtë. Mos lejoni që pesimizmi ju ndalojë të jetoni një jetë kuptimplote dhe të kënaqshme. Këto janë 10 mënyrat që ju ndihmojnë të largoni dyshimin mbi veten kur gjërat vështirësohen:

1.Identifikoni dhe sfidoni mendimet e zakonshme negative

Nëse shpesh e përkujtoni veten se jeni një dështim, mendoni për të gjitha gjërat e mira që ju keni bërë. Gjithkush bën gabime dhe kurrë nuk është tepër vonë për të qenë një individ më i mirë. Nëse ju filloni që t’i mendoni këto gjëra, mendimet tuaja negative do të zëvendësohen me ato pozitive.

2.Largohu nga gjërat që të sjellin negativitet

Qëndro larg nga gjërat që ushqejnë mendjen tuaj me mendime negative. Mund të jenë këngë të caktuara, filma të caktuara ose njerëz të caktuar. Çfarëdo që të jetë, nuk ju nevojitet.

3.Qëndroni rreth njerëzve pozitiv

Mos kërkoni njerëz që kanë tendencë të argëtojnë negativitetin tuaj dhe të pajtohen me të gjitha mendimet tuaja. Gjeni ata që ju motivojnë dhe ju frymëzojnë dhe që janë të drejtpërdrejtë kur ju jeni gabim për diçka. Në këtë mënyrë ju do të keni një pasqyrë më reale të vetes tuaj.

4.Shijoni gjërat e vogla

Bëni diçka për të mbajtur mendjen tuaj jashtë mendimeve negative. Vlerësoni bukurinë e mjedisit tuaj. Kaloni kohë me të dashurit tuaj. Kështu ju filloni të shijoni momentin i cili më pas sjellë qetësinë shpirtërore.

5.Mbani shpresën gjallë

Ndonjëherë gjithçka që ju duhet të mbijetoni në këtë botë është një shpresë e vogël. Asnjëherë mos lejoni të shkojë. Pa marrë parasysh se sa e keqe është një situatë, gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit. Nuk është fundi i botës!

6.Praktikoni vetë-kujdesin

Shkëputeni nga bota. Bëni një dush të gjatë. Dëgjoni këngët tuaja të preferuara ose shikoni një film që përmbanë vlera. Gjatë mbrëmjes lexoni dhe meditoni, është ‘ushqimi’ më i mirë i mendjes.

 

7.Merru me gjërat që mund t’i kontrollosh

Në vend që të përqendroheni te mendimet tuaja negative, mendoni për atë që mund të bëni për t’i bërë gjërat më mirë. Ndoshta e gjitha që ju nevojitet është vetëm pak durim, besim dhe kohë.

8.Mos u zhytni në të kaluarën

Ju nuk mund ta ndryshoni të kaluarën. E gjitha që ju mund të bëni është të punoni në të tashmen dhe të jeni mirënjohës për atë që keni. Jetoni në çast!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat