Pas fytyrës këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt, e dini si mund të kujdeseni për to?

Life style

Pas fytyrës këto janë pjesët e trupit që plaken më shpejt, e dini si mund të kujdeseni për to?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Plakja e lëkurës dhe e qelizave ndikohet dhe përshpejtohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja, të gjitha luajnë një rol në procesin e plakjes. Disa organe të trupit tuaj, të tilla si zemra dhe truri, rigjenerohen më shpejt, ndërkohë lëkura është organi që e reflekton më shumë plakjen duke qenë […]

Plakja e lëkurës dhe e qelizave ndikohet dhe përshpejtohet nga shumë faktorë. Stresi, dieta, ambienti dhe hormonet tuaja, të gjitha luajnë një rol në procesin e plakjes.

Disa organe të trupit tuaj, të tilla si zemra dhe truri, rigjenerohen më shpejt, ndërkohë lëkura është organi që e reflekton më shumë plakjen duke qenë se përballet dhe me agjentët e jashtëm.

Ndonëse nuk ka një burim shkencor të rinisë, ju mund të ndihmoni në ngadalësimin e procesit të plakjes duke bërë disa zgjedhje të zgjuara dhe duke ndryshuar paksa stilin e jetës. Por jo të gjitha pjesët e trupit tuaj , plaken me të njëjtën shpejtësi, ndaj për disa zona të caktuara kujdesi duhet të jetë më i lartë.

1. Kraharori

Në studimin  e botuar nga shkencëtari Steve Horvath në Genome Biology në vitin2013 , ku ai shikoi 14,000 mostra të ndryshme, u zbulua se “indi i zonës së gjinjve  është rreth 2-3 vjet më i vjetër, në krahasim me pjesën tjetër të trupit të një gruaje.

Ekspertët dhe dermatologët sugjerojnë përdorimin e kremit me faktor mbrojtës sa herë ekspozoni dekoltenë në diell.

2. Zona e qepallave

Në një moshë të caktuar dhe me kalimin e kohës, lëkura juaj e hollë e qepallave ka tendencë të humbasë elasticitetin e saj natyral. Rezultati është : qepalla dukshëm të rëna dhe me një ngjyrë paksa më të errët se lëkura, duke i dhënë çehres sonë një pamje të lodhur dhe të trishtuar.

Si ta parandaloni atë:

Për ta parandaluar këtë, përpiquni të flini të paktën 7 orë në ditë, zvogëloni marrjen e kripës në dietën tuaj dhe pini shumë ujë gjatë ditës.

3. Fytyra

Ashtu si duart, edhe fytyra është pjesa tjetër e trupit e cila vazhdimisht është e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Përveç që është një nga pjesët e trupit që plaket më shpejt, shenjat e plakjes janë shumë më të dukshme në fytyrën tuaj sesa në çdo zonë tjetër.

Mos harroni rëndësinë e pastrimit të fytyrës dy herë në ditë, si dhe të aplikoni produkte kundër plakjes, kremra hidratues dhe mbrojtje nga dielli.

4. Duart

Kjo pjesë e trupit është më së shumti e ekspozuar ndaj një sërë faktorësh të jashtëm që mund të shkaktojnë humbje të elasticitetit, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj formave të hershme të plakjes.

5. Qafa

Lëkura në zonën tuaj të qafës është më e hollë se fytyra juaj. Prandaj, qafa mund të duket lehtësisht shumë më e plakur në krahasim me gjithçka tjetër.

Për të parandaluar këtë, rekomandohet përdorimi i produkteve me retinol dhe peptide, për të ndihmuar në rritjen e prodhimit të kolagjenit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat