Pse bëhesh më tërheqëse kur tregon pak?

Life style

Pse bëhesh më tërheqëse kur tregon pak?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Javid Sadr dhe Lauren Krowicki, studiuesit dhe autorët e artikullit 'Preceptimi i fytyrës kërkon një sfidë', zbuluan se paraqitja me më pak 'informacion' ndez më shumë tërheqje. Në një seri prej tre eksperimentesh në të cilat pjesëmarrësit u ngarkuan me radhitjen e fytyrave sipas tërheqjes. Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se ndërsa imazhet e fytyrave ishin të paqarta, me kontrast të zvogëluar, ose gjysmë të errësuara, tërheqja e fytyrës, në krahasim me fytyrat që ishin më pak të degraduara, u rrit shumë.

E paqarta është e bukur

Shumica e njerëzve që përdorin media sociale ose platforma virtuale të komunikimit kanë vërejtur opsionet e ndryshme të filtrave në dizpozicion. Sadr dhe Krowicki zbuluan se 'turbullimi' i fytyrave rrit atraktivitetin e perceptuar deri në nivelin maksimal të pjesëmarrësve me imazh të paqartë.
Ata zbuluan se efekti i tërheqjes së turbullt vazhdon të rritet pothuajse deri në pikën ku fytyrat e njohura mund të bëhen të panjohshme.

Tërheqja e Asimetrisë

Përsëri duke zbehur besimin se e përsosura është e bukur, Sadr dhe Kroëicki gjetën në vend të kësaj se fytyrat gjysmë të mbyllura pa asnjë simetri ishin perceptuar si më tërheqëse. Me fjalë të tjera, duke parë vetëm gjysmën e një fytyre ishte shumë më mirë sesa të shihje tërë fytyrën.

Intriga në pak informacion

Sadr dhe Krowicki vërejnë se ajo që ata e quajnë "efekti i pjesshëm i informacionit", duket se sjell një "paragjykim kurioz" përballë pasigurisë dhe madje edhe errësirës, ??e cila na frymëzon "të imagjinojmë më të mirën".

"Gëzohem të dëgjoj për njerëzit që janë pozitvë për në informacionin e paqartë, në vend që të supozojnë më të keqen."

Padyshim, marrëdhëniet ndërpersonale më të shëndetshme dhe më të suksesshme zhvillohen dhe lulëzojnë përmes një kombinimi tërheqjeje, respekti dhe pajtueshmërie. Por përsa i përket përshtypjeve të para, duket se ekziston një farë vërtetimi për vëzhgimin e përjetshëm që në shumë raste: më pak do të thotë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat