“Para se të të premtonte botën, ma premtoi mua”, letra e gruas që mësoi nga WhatsApp historinë e fshehtë të të shoqit

Life style

“Para se të të premtonte botën, ma premtoi mua”, letra e gruas që mësoi nga WhatsApp historinë e fshehtë të të shoqit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

“Ky burrë që sot të premton botën, ma ka premtuar edhe mua, me diferencën e vogël që botën ia dhashë unë atij”.

Përshendetje Sara, jam Etleva, gruaja e Gëzimit. Nuk dua të zihem dua vetëm të flas me ty. Kam parë në Whatssapp bisedat që ke bërë me të, dhe pata pak frikë kur pashë që të shkruan edhe ty gjërat që më thotë zakonisht edhe mua. Në fund gënjështra është një art të cilin ai e menaxhon me shumë mjeshtëri.

Nuk besoj që është befasi për ty fakti që po të kontaktoj, sepse në fund e ke ditur gjithmonë që është i martuar, që ka dy fëmijë dhe nga ajo që kam lexuar kjo nuk ka qenë ndonjëherë problem për ty.

Kështu Sara, do të doja që të dije disa gjera rreth “Gëzimit tënd” …. Që përpara se të kishte sukses në jetë, jetonte në një shtëpi të vogël, me mua, ku ishim ngushtë, por plot me ëndrra. Ëndrra që kam kthyer në realitet.

Kam vënë re që të ka blerë dhurata dhe të ka çuar në vende shumë të shtrenjta. Jetë e bukur eh, por mendoj që ka harruar të të tregojë disa detaje:

–          E ke parasysh makinën? Është e imja.

–          E ke parasysh biznesin? Është i imi.

–          I ke parasysh dhurata dhe udhëtimet? Janë të paguara me lekët e mia, sigurisht pa dijeninë time.

Ky burrë që sot të premton botën, ma ka premtuar edhe mua, me diferencën e vogël që botën ia dhashë unë atij. Nuk kam qenë kurrë nga ato gra që mbajnë burrin, sepse për mua ishte partneri im, dhe jo vetëm që ndihmoja babain e fëmijëve të mi por dhe fëmijët e mi që të kishin një jetë më të mirë.

Sot kam kuptuar që nuk e njoh tim shoq. Një gjë mund ta them me siguri: që nuk më pëlqen më. E di që je e dashuruar, pa merak, është i gjithi i yti. Po ta nis menjëherë sepse ka valixhen gati. Shpresoj që ti ta bësh një njeri më të mirë.

Shijoje dhuratën time, është e paketuar, vetëm që vjen pa makinë, pa udhëtime dhe pa lekë. Të gjitha herët që josh një burrë të martuar, kujtohu që në punë, në jetën private, sukseset e tij shpeshherë i detyrohen sakrificave që bën gruaja e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat