Emocionet qenkan ngjitëse, ashtu si gripi

Life style

Emocionet qenkan ngjitëse, ashtu si gripi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Memory & Cognition u ngrit pyetja nëse sëmundjet mendore mund të ngjiten ashtu si gripi. Individët që morën pjesë në këtë studim raportuan se pas ndërveprimit me dikë që vuan nga ankthi, alkoolizmi, apo edhe skizofrenia, sëmundja u ngjitej dhe atyre.

Mirëpo ekspertët u përgjigjën se ne mund të ndikohemi nga emocionet dhe veset e njerëzve me të cilët kalojmë kohë, por sëmundjet mendore nuk janë ngjitëse.

Psikologia Judy Ho ka shtuar se janë emocionet ato që janë tilla, pasi njerëzit janë qënie sociale që reagojnë ndaj mjedisit.

Sëmundjet mendore shkaktohen nga një sërë faktorësh biologjikë, gjenetikë dhe mjedisorë. Ato mund të jenë dhe të trashëguara pjesërisht. Por emocionet janë të përkohshme dhe nuk përfaqësojnë sëmundje domethënëse që kanë nevojë për trajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat