Ky tipar i fytyrës tuaj mund t’ju tregojë 10 vite më të re, nëse e lyeni siç duhet

Life style

Ky tipar i fytyrës tuaj mund t’ju tregojë 10 vite më të re, nëse e lyeni siç duhet

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Së fundmi në internet është përhapur një foto e disa grave, të cilat duken ndryshe në dy foto që u kanë postuar. Nëse dhe ju vështroni me vëmendje këtë foto a mund ta dalloni që këto gra ndryshojnë nga fotoja e parë dhe në foton e dytë ato duken disa vite më të reja.

A mund ta gjeni dot arsyen se përse ndodh kjo?

Siç e shikoni këto zonja i kanë flokët njësoj tek të dyja fotot edhe grimin po ashtu dhe madje ju garantojmë se nuk është përdorur as fotoshop, por sekretin se përse ato duken më të reja në fotot e dyta e ka zbuluar mjeshtrja e vetullave e quajtur Jenna Treate, e cila ka thënë se në fotot e dyta këto gra kanë punuar vetullat e tyre në një mënyrë më të mirë, duke u dhënë atyre rezultatin që të duken më të reja në moshë.

Sipas Jenna Treate vetullat janë një nga tiparet tona më të rëndësishme që mund ta transformojnë pamjen tonë, pasi ato zbusin tiparet dhe e bënë fytyrën që të duket më e re dhe më e freskët.

“Vetullat e këqija ndikojnë në mënyrën si dukeni dhe ndiheni. Nëse një grua ka fytyrë rrumbullake, këndi duhet më i mprehtë, nëse është fytyrë katrore, harku duhet të jetë më i butë. Çelësi është ta mbani sa më të trashë të jetë e mundur duke përdorur vetullën tuaj natyrale.”

1.Në rast se keni vetulla të bardha, thuajse të padukshme, ajo që duhet të bëni është t’i përshtasni me ngjyrën e fokëve.

2.Bëni mirë këndin e vetullës.

3.Ruani simetrinë

4.Mos e ekzagjeroni duke e lyer shumë dhe duke e mbushur vetullën, ju tregon disa vite më të madhe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat