Çfarë është një person i vetëaktualizuar – A jeni ju një prej tyre?

Life style

Çfarë është një person i vetëaktualizuar – A jeni ju një prej tyre?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Çfarë është një person i vetëaktualizuar dhe cilat janë tiparet dalluese të tyre? Këto janë nevojat që duhet të përmbushen.

Sipas psikologjisë, një person i vetëaktualizuar është një person i cili është i aftë që të arrij potencialin e vetë të plotë psikologjik.

Të jesh me të vërtetë një person i vetëaktualizuar do të thotë se jeni një person shumë i rrallë, sepse vetëaktualizimi është një gjendje të cilën jashtëzakonisht shumë pak persona e arrijnë.

Psikologu i njohur Abraham Maslow ka krijuar atë që është njohur si hierarkia e nevojave, që reprezentojnë të gjitha nevojat emocionale dhe psikologjike që një person duhet të ketë të përmbushura që të jetë një person i vetëaktualizuar.

Ai i ka renditur ato në një piramidë, duke renditur nevojat sipas renditjes në të cilën duhet t përmbushen për të arritur potencialin tuaj të plotë si person.

Tiparet e një personi të vetëaktualizuar, përfshijnë këto:

Gjithmonë nxjerrin më të mirën nga çdo eksperiencë.

E pranojnë vetën, të tjerët, dhe kanë një pikëpamje shumë demokratike mbi botën

Janë shumë realistik, nuk janë shumë optimist, as pesimist, por i shohin gjërat ashtu si janë.

Përqendrohen tek problemi, jo tek mënyra se si problemi po i ndikon ata.

Janë shumë autonom dhe të pavarur.

Janë shumë të shoqërueshëm, por e shijojnë shumë kohën e tyre vetëm në qetësi.

Kanë një sens filozofik të humorit.

Janë persona shumë spontan dhe kreativ, kanë një zgjedhje për çdo sfidë.

E shijojnë udhëtimin, jo vetëm destinacionin.

Mirëpo çfarë i nevojitet një personi që të bëhet një person i vetëaktualizuar? Epo këtu na duhet piramida e Maslow për ta shpjeguar.

Në nivelin bazik, janë nevojat psikologjike: frymëmarrja, ushqimi, uji, gjumi, seksi etj. Pra nevojat fiziologjike të atij personi duhet të jenë të përmbushura

Në nivelin e dytë janë nevojat e sigurisë: siguria fizike, morale, familjare, shëndetësore, etj, shkruan lajmi.net. Një person duhet të ndjehet i sigurt në të gjitha aspektet e jetës.

Në nivelin e tretë qëndron dashuria: një person ka nevojë për dashuri në familje, miqësi dhe romancë që të arrij të jetë i vetëaktualizuar.

Niveli i katërt është vetëbesimi: një person duhet të ketë vetëbesim, respekt për të tjerët dhe respekt nga të tjerët.

Niveli i pestë është njohuria dhe kuptueshmëria: ai person duhet të jetë i edukuar për ambientin dhe personat që e rrethojnë, pra ka nevojë që të kuptoj rrethin e vet.

Niveli i gjashtë është vlerësimi i të bukurës: nevoja për të vlerësuar dhe për të kërkuar për të bukurën, balansin dhe format stabile.

Niveli i shtatë është vetëaktualizimi: kur një person është në nivelin më të lartë kur bëhet fjalë për moralin, kreativitetin, zgjedhjen e problemeve, mungesën e plotë të paragjykimit dhe pranimin e realitetit, ai person është i vetëaktualizuar.

Niveli i fundit është nevoja për të ndihmuar të tjerët që të arrijnë të vetë aktualizohen.

Nga një studim i bërë në një universitet, mbi 3 mijë student dhe profesor u testuan për të kuptuar se a janë të vetëaktualizuar, vetëm një person rezultoi të jetë i tillë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat