“Po filloj të urrej të dashurën për dëshirën e saj që t’i them fraza nga SpongeBob gjatë seksit”

Life style

“Po filloj të urrej të dashurën për dëshirën e saj që t’i them fraza nga SpongeBob gjatë seksit”

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Kjo po që është një preferencë seksuale e çuditshme…

Një burrë në internet ka ndarë historinë e tij, se si e dashura ka dëshirë që gjatë seksit të flasin sikur të jenë personazhe të shfaqjes televizive për fëmijë, SpongeBob.

Ajo e detyron që ai të luaj rolin e SpongeBob ose Squidward, ndërsa ajo është Mr Krabs, transmeton lajmi.net. Ai thotë se po fillon të urrej të dashurën për këtë shkak.

Image

Ai thotë se e dashura e vetë është personi më perfekt dhe dashuria e jetës së tij, mirëpo kur kuptoi për preferencat e saja seksuale të bazuara në një animacion për fëmijë, u shtang.

Burri tha se ishte në lidhje me të dashurën prej dy viteve, dhe të dy kanë një libido të fortë, prandaj bëjnë shumë seks. Mirëpo ai nuk mund të pajtohet me kërkesat e saj të fundit.

Gjatë seksit, para orgazmës ajo fillon të qeshi si Mr  Krabs, dhe në atë moment, burri thotë se ai humbë ereksionin menjëherë.

Ai thotë se ka frikë që të tregoj të vërtetën asaj, rreth faktit që ai e urren këtë lojë me role, sepse do ta bënte të dashurën të ndihej plotësisht pa vetëbesim.

Por ai gjithashtu thotë se nuk mund ta shikoj në sy të dashurën e vet dhe t’i thotë se “do që të ja rrotulloj hamburgerët”.

Ai tani ka frikë nga dhoma e gjumit që kur ka nisur kjo lojë me role.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat