Femra, ja pse duhet të keni kujdes me sfungjerin që bëni make up-in

Life style

Femra, ja pse duhet të keni kujdes me sfungjerin që bëni make up-in

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i pudrës me sfungjer. Sa shpesh e bën këtë gjë? Çdo ditë, apo jo?
Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e çdo grimieri. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë.

Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar pudrën. Duken argumente bindëse:

Sfungjeri i grimit mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet.

Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën.

Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj.

Nëse nuk e pastron sfungjerin pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje.

Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë grimi, mund të zgjasë edhe me vite.

Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh grimi, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe pudrës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta.

Në mënyrë që të shpëtosh pudrën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber.

Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat