Nëse doni të zgjoheni me lëkurë të pastër e të freskët duhet të ndiqni patjetër këto këshilla

Life style

Nëse doni të zgjoheni me lëkurë të pastër e të freskët duhet të ndiqni patjetër këto këshilla

Më: 20 janar 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Një regjim i mirë gjatë natës, mund të bëj mrekulli për lëkurën tuaj. Është koha perfekte për të riparuar qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe për ‘ta përkëdhelur’ atë pas një dite stresuese. Këtu do të gjeni disa këshilla shumë të vlefshme që do t’u ndihmojnë për t’u zgjuar me lëkurë plot shkëlqim dhe të freskët.

Hiqni ‘makeup’-in

Ky është një nga gabimet më të mëdha që bëjmë ne. Duke hequr çdo shenjë të ‘makeup’-it nga fytyra juaj e lejon lëkurën të marrë frymë dhe shmang shanset për infeksion, veçanërisht për puçrra.

Pastroni

Duke hequr ‘makeup’-in nuk do të thotë se ju keni pastruar komplet lëkurën tuaj. Investoni në një pastrues të mirë duke u bazuar në llojin tuaj të lëkurës dhe sigurohuni ta përdorni pasi hiqni ‘makeup’-in. Do të ndihmojë në pastrimin e thellë të poreve duke hequr vajin dhe papastërtitë.

Hidratoni

Një krem i mirë nate është diçka shumë e nevojshme për regjimin tuaj të bukurisë. Do u ndihmojë për të hidratuar dhe ushqyer qelizat e dëmtuara të lëkurës. Aplikoni një shtresë të trashë përpara se të flini.

Maskë fytyre

Në varësi të gjendjes së lëkurës tuaj, aplikimi i një maske fytyre njëherë ose dy herë në javë është një ide shumë e mirë.

Fjetja

Rëndësia e fjetjes për 7-9 orë çdo ditë, është shumë e madhe. Një regjim i mirë për lëkurën tuaj fillon me një gjumë të mirë dhe me një dietë të shëndetshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat