Nuk dini çfarë buzëkuqi të zgjidhni në dimër? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë shumë

Life style

Nuk dini çfarë buzëkuqi të zgjidhni në dimër? Këto këshilla do t’ju ndihmojnë shumë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 01:02
Ilustrim

Ngjyrë kumbulle, mjedër, vishnje, orkide, deri tek lejlaja intense, janë elegante të errët dhe të sofistikuara. Bëhet fjalë për nuancat më të errëta të buzëkuqëve që kthehen gjithmonë gjatë sezonit të ftohtë. Këto ngjyra janë perfekte për këtë stinë dhe mund të kombinohen lehtësisht. Përveç kësaj nuancat e errëta mund të duken bukur tek të gjitha femrat, pavarësisht ngjyrës së lëkurës.

Këto ngjyra u shkojnë të gjitha femrave, dhe e veçanta e kësaj nuance është pikërisht kjo, që i shkon të gjithave vetëm se mjafton të kombinohen siç duhet me tonin e lëkurës.

Duhet theksuar gjithashtu se ngjyrat e mjedrës dhe vishnjës janë më universalet e kësaj game ngjyrash pasi nxjerrin në pah nuancat natyrale të secilës.

Vetëm një këshillë: Nëse keni linja të theksuara duhet të shmangni ato të shndritshmet dhe të zgjidhni ato mat. Një tjetër këshillë është që duhet të zgjidhni nuancën sipas ngjyrës tuaj të lëkurës.

Këto nuanca buzëkuqësh duhet të përdoren kur buzët janë fokusi i make-up-it, pra sytë më natyrale dhe qerpikë voluminozë.

Nuk duhet të nënvlerësoni fundin e vetë buzëkuqit: ai i shndritshmi krijon një efekt më shkëlqyes, ndërsa një kremoz është mjaft i preferuar për buzë sensuale, kurse mat është i përshtatshëm për një pamje më tërheqëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat