5 fazat e pikëllimit – Si të tejkaloni dhimbjen

Life style

5 fazat e pikëllimit – Si të tejkaloni dhimbjen

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:41
Ilustrim

Të gjithë kalojnë në këto faza, me apo pa vetëdije.

Pikëllimi është universal. Të gjithë në një pikë në jetë, përballen me pikëllim, mund të jetë vdekja e një personi të dashur, humbja e punës, fundi i një lidhje apo çfarëdo që do të ndryshoj jetën tuaj në diçka ndryshe prej çfarë jeni mësuar.

Pikëllimi është shumë personal, nuk ka një mënyrë të saktë që do të ndodhë ose si do ta përballoni, nuk ka një kohë të caktuar se kur do ta kaloni. Të gjithë reagojnë ndryshe, qajnë, bëhen nevrik, tërhiqen në vete ose ndjehen të zbraztë.

Asnjë nga këto veprime nuk është i pazakontë apo gabim, të gjithë pikëllohen ndryshe, por janë disa faza, apo sfida që të gjithë kalojnë para se të tejkalojnë pikëllimin.

Këto faza janë krijuar nga një psikiatre zvicrano-amerikane, të quajtur Elizabeth Kubler-Ross, që shkroi në librin e saj “Rreth vdekjes dhe të vdekurit”.

Ajo erdhi në këtë konkluzion pas shumë viteve që punoi me njerëz me sëmundje terminale. Kjo teori përdoret që nga viti 1969.

Pra, cilat janë këto faza? 5 fazat e trishtimit janë:

mohim

zemërimi

marrëveshja

depresioni

pranimi

Jo të gjithë përjetojnë 5 fazat, dhe jo gjithmonë do të përjetoni fazat në këtë rend, por shumica përballet në këtë mënyrë.

Faza e parë: Mohimi

Pikëllimi është një emocion i fuqishëm, shpeshherë njerëzit përpiqen që të përballen me humbjen duke e bindur veten se nuk është duke ndodhur. Mohimi iu jep kohë që të absorboni lajmet më ngadalë dhe t’i procesoni më lehtë.

Ky mekanizëm mbrojtës të ndihmon të “mpish” vetën ndaj dhimbjes. Teksa dilni nga kjo fazë, emocionet që keni mbajtur të mbyllura në vete do të dalin në sipërfaqe dhe ju do të përballeni me dhimbjen që e keni shtypur.

Faza e dytë: Zemërimi

Ndërsa mohimi është mekanizëm mbrojtës, zemërimi konsiderohet efekt maskimi. Zemërimi përdoret nga shumë njerëz që të fshehin pa vetëdije dhimbjen. Ky zemërim mund të drejtohet ndaj personave të tjerë, për shembull ndaj personit që keni humbur.

Edhe pse zakonisht truri është racional mjaftueshëm të dijë se kur nuk duhet të fajësoj dikë, por në këtë situatë ndjenjat janë shumë intensive për të kuptuar këtë.

Faza e tretë: Marrëveshja

Gjatë pikëllimit, në një dikë do të ndjeheni të dobët, dhe në atë situatë ju mund ta gjeni vetën duke u përpjekur të arrini një “marrëveshje” se si mund të ndikoni për të përmirësuar situatën. Nuk është e pazakontë që njerëzit t’i kthehen Zotit, që të luten për shërim nga dhimbja.

Faza e katërt: Depresioni

Ndërsa faza e dytë dhe tretë janë shumë “aktive” depresioni është një fazë e qetë e pikëllimit. Në fazat e hershme të humbjes, ju ikni nga emocionet tuaja, por në këtë pikë ju do të përballeni me to. Disa zgjedhin të izolohen.

Por kjo fazë është shumë e vështirë dhe do të iu bëjë të ndjeheni shumë konfuz. Nëse ngecë në këtë fazë, duhet të konsultoheni me psikolog në mënyrë që ta tejkaloni.

Faza e pestë: Pranimi

Pranimi nuk është e domethënë që të jetë një fazë e lumtur dhe e qetë. Nuk do të thotë se e keni tejkaluar dhimbjen, por do të thotë se e keni pranuar atë dhe e keni kuptuar se kjo është jeta juaj tani.

Ju do të ndjeheni ndryshe në këtë fazë. Shikojeni pranimin si një fazë që do të ketë më shumë ditë të mira, por edhe nëse ka faza të këqija, është në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat