Ka 5 fjali që s'duhet t'ja thoni kurrë shefit/es tuaj!

Life style

Ka 5 fjali që s'duhet t'ja thoni kurrë shefit/es tuaj!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:16
Foto Ilustrim

Mënyra e gabuar e të shprehurit në disa raste ka dhënë mesazhin e gabuar tek eprorët tuaj. Më pas,cdo gjë mbetet në aftësine tuaj për të rikuperuar situaten sa më shpejt (nëse nuk doni të humbisni punën kuptohet).

1. Mos thuaj: ”Të kam dërguar një mesazh”

Nëse po përpiqeni të kontaktoni me shefin tuaj, mënyra ideale do të ishte t’i dërgonit atij një e-mail. Shprehja që mund të përdorni në këtë rast është: ”Jam munduar të të kontaktoj”.

2.”Do shkoj me pushime ne ‘’X’’ datë”.

Një shprehje më e përshtatshme do të ishte: ”A ka problem nëse mar leje në këto data të caktuara?” Gjithmonë duhet pyetur për leje dhe më pas të vazhdoni me planifikimin e pushimeve.

3.”Jam shumë e lodhur sot”.

Epo këtë shprehje nuk duhet ta përdorni asnjëherë dhe nuk ka asnjë alternativë për ta zëvendësuar. Ju thjesht nuk duhet të ankoheni përpara shefit tuaj.

4.”Ti nuk më the për ta bërë këtë”.

Në vend të saj, mund të kërkoni ndjesë për faktin që nuk e dinit se duhet të bënit një detyrë të caktuar.

5.”Kam dy vjet në këtë kompani, mendoj se meritoj një rritje rroge”.

Përpara se të kërkosh rritje rroge, duhet të tregosh arsyen pse e meriton atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat