A ju kuptojnë qentë kur iu flisni? Ja ç'thonë studiuesit

Life style

A ju kuptojnë qentë kur iu flisni? Ja ç'thonë studiuesit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:49
Foto Ilustrim

Ju mund të mendoni se qeni juaj kupton çdo fjalë që i thoni, por studimet nuk janë dakord.

Pavarësisht nga aftësitë e tyre të dëgjimit për të interpretuar tingujt e të folurit, të ngjashme me ato njerëzoret, qentë nuk i dëgjojnë ndryshimet mes fjalëve ashtu si njerëzit.

Studiuesit në Universitetin Eötvös Loránd, në Budapest matën aktivitetin e trurit të qenve të shtëpisë, duke përdorur një teknikë të quajtur "electroencephalography", e cila përfshinte ngjitjen e elektrodave në kokat e kafshëve.

Studiuesit i vendosën qenve fjalë të ngjashme me komandat, për shembull në vend të “sit” (Ulu), ata vendosën një audio që thoshte: “Sut” dhe më pas, fjalë të tjera të pakuptimta (“bep”).

Ekspertët zbuluan se qentë mund të dallonin shpejt dhe qartë ndryshimin midis fjalëve të njohura udhëzuese dhe fjalëve shumë të ndryshme të pakuptimta, por, kur fjalët ishin të ngjashme në tingull, ato nuk i kushtonin shumë vëmendje dhe nuk bënin dot një diferencim.

Ndërsa qentë nuk kuptojnë gjithçka që iu themi, gjithë studimet konfirmojnë se qentë mund të dëgjojnë shumë mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat