Lidhja me një koleg, e dëmshme për karrierën

Life style

Lidhja me një koleg, e dëmshme për karrierën

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Kupidi i dashurisë nuk gjen shumë rehati midis tavolinave të punës dhe në përgjithësi në vendin e punës. Shigjetat e tij të dashurisë, në qoftë se lëshohen drejt një kolegu, mund të dëmtojnë karrierën.

Sipas një sondazhi global, në fakt, 58% e punonjësve mendojnë se të kesh një lidhje me një koleg pune mund të jetë e dëmshme në aspektin profesional, edhe pse një pjesë e romantikëve do e pranonin nëse do të kishte një atraksion të vërtetë.

Anketa është kryer mbi 5,100 përdorues të faqes Monster, lider botëror i punësimit online. Sondazhi u zhvillua nëpërmjet pyetjes vijuese me disa zgjedhje: “A mendoni se të frekuentosh një koleg pune mund të dëmtojë perspektivat e karrierës tuaj dhe a dëshiron ta bësh këtë?”

Pothuajse gjashtë nga dhjetë punonjës e konsiderojnë të rrezikshme në terma të ngritjes profesionale një marrëdhënie me një koleg pune, por 19% u shprehën të gatshëm për të rrezikuar dhe për të filluar një marrëdhënie me koleg në çdo rast, veçanërisht në qoftë se ka një tërheqje reciproke.

Ndërkohë 27% e të intervistuarve, u shprehën të gatshëm të marrin në konsideratë mundësinë e të frekuentuarit një koleg pune, duke konsideruar që zgjedhja nuk do të ketë asnjë peshë në zhvillimin e karrierës së tyre. Së fundi, 15% u shprehën se “Kjo nuk është e dëmshme, por do nuk do dilnin kurrë me një koleg pune”.

“Implikimet që lidhen me frekuentimin e një kolegu pune duhen vlerësuar sipas rastit. Të kuptosh plotësisht politikat e një shoqërie dhe politikën e saj në lidhje me këtë lloj sjellje është shumë e rëndësishme,” shprehet Mary Ellen Slayter, eksperte e Këshillave të Karrierës e faqes Monster.

Ekspertët, në rastin kur shpërthen pasioni për një koleg pune, rekomandojnë që të bëhet kujdes. Një faktor i rëndësishëm për t’u marrë parasysh janë vitet e punës në atë vend pune dhe rolet reciproke që të dy kanë në kompani.

“Lidhjet midis punonjësve në të njëjtën kompani, kur njëri prej të dyve punon për tjetrin, ose është në një pozicion pune në vartësi, mund të bëhen shkas për shumë diskutime dhe madje në shumë kompani është e ndaluar.

“Rreziku është që të humbasësh një punë të mirë për një hallakatje, por ekspertët shtojnë, që në qoftë se shpërthen një lidhje shumë e veçantë, atëherë ja vlen barra qiranë për të konsideruar opsionet të tjera për të bërë karrierë. Të gjesh një punë të re është e mundur, ndërsa dashurinë e vërtetë është vështirë ta gjesh.

Duke i shpërndarë të dhënat sipas faktorit gjeografik, del që amerikanët janë ata që kundërshtojnë me ngulm miksimin punë dhe dashuri; më shumë se gjysma (52%) mendojnë se marrëdhëniet mes kolegëve janë të dëmshme dhe nuk janë të gatshëm të marrin në konsideratë idenë e të frekuentuarit një koleg.

E kundërta ndodh me francezët që konfirmohen si më romantikët: 72% e tyre mendon se dashuria dhe puna është një marrëdhënie e rrezikshme, por zemra nuk komandohet, dhe për këtë arsye, në rast tërheqje reciproke, nuk do i kushtonin vëmendje frikës për karrierën profesionale.

Indianët janë shumë më të kujdesshëm, vetëm 9% do të krijonin një marrëdhënie me një koleg pune.

Në përgjithësi, të anketuarit nga vendet evropiane janë më të qetë: 35% besojnë se marrëdhëniet dashurore në zyrë janë të padëmshme. Vetëm 24% ka dyshime dhe nuk do ta merrnin në konsideratë një lidhje të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat