Thuaju njerëzve aq sa meritojnë

Life style

Thuaju njerëzve aq sa meritojnë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Ka njerëz që bëjnë tifo për rezultatet tona. Por duhet të kuptosh që njerëzve, duhet t’u thuash maksimumi, atë që është e nevojshme për t’u thënë.

Ka njerëz ekstrovertë, të hapur, dhe shumë transparentë, sepse nuk arrijnë të fshehin atë që ndjejnë për askënd. I dallojmë me sy të lirë kur janë mirë, kur janë të lumtur ose kur janë të trishtuar apo të mërzitur. Disa prej tyre, madje, hapen dhe tregojnë gjithçka se si ndihen me ata që i rrethojnë, sepse ndiejnë nevojën për të ndarë atë që kanë brenda.

Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë diçka pozitive: të nxjerrësh jashtë të gjithë ngarkesën që mban brenda mund të jetë shumë e dobishme, pasi, në çastin kur ekspozojmë atë që na shqetëson, është sikur heqim një barrë që na rëndon në kurriz. Për më tepër, dëgjuesi sheh gjithçka nga jashtë, duke qenë në gjendje të analizojë në mënyrë racionale, e duke na qetësuar. Shpesh, kur i shprehim me fjalë ndjenjat tona, ato mund të bëhen më pak të rënda, më pak të ngarkuara kur dalin nga brenda nesh.

Nga ana tjetër, mund të jenë disa persona që nuk do ta përdorin kurrë për më mirë atë që mësojnë për të tjerët. Disa njerëz nuk janë në gjendje të mbajnë një sekret dhe, akoma më keq, keqinterpretojnë atë që dinë dhe e transmetojnë atë në një mënyrë negative dhe jashtë kontekstit, vetëm për të ngatërruar imazhin e tjetrit. Asnjëherë nuk do të jemi plotësisht të sigurt për të gjithë, për qëllimet e vërteta të atyre që vijnë tek ne, sepse duhet shumë kohë që ta njohim vërtet një person.

Disa individë pyesin se si jemi, vetëm me qëllimin për të zbuluar dhe marrë informacion, që të mund ta përdorin atë në një mënyrë të shtrembëruar dhe mizore. Në mënyrë të ngjashme, disa njerëz as që e mendojnë të të ndihmojnë, thjesht kanë kureshtje, dhe jetojnë vetëm atje ku nuk i kërkon njeri.

Bota është shumë sipërfaqësore dhe materialiste, ndaj ndjenjat tona duhet të ruhen dhe të mos i ekspozohen gjithkujt. Kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm me ndjenjat tona, sepse ato janë të çmuara, janë thesare që meritojnë të mos shkelen nga e keqja dhe gënjeshtra e atyre që nuk mund të bëjnë asgjë, por veçse të shkatërrojnë gjithçka që prekin. Ashtu siç ka shumë njerëz që brohorasin për rezultatet tona, ka po aq njerëz që brohorasin për dështimet tona. Mos u tregoni njerëzve më shumë seç duhet. Kjo për shkak se, shumica e tyre nuk duhet të dinë asgjë për ne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat