Mundësi të shumta: Si të gjeni partnerin vetëm me ndihmën e telefonit

Life style

Mundësi të shumta: Si të gjeni partnerin vetëm me ndihmën e telefonit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:04
Foto Ilustrim

A jeni të gatshëm të ndani shumë informacioneve të tjerët për veten tuaj, vetëm që partnerët potencialë më lehtë të vijnë tek ju?

Keni pranuar kuturu e-maila, mënyra komunikimi në rrjete shoqërore dhe lloje të ndryshe të takimeve… mirëpo a do të guxonit që t’i bashkoheshit gjeneratës e cila madje edhe partnerin për seks e kërkon nëpërmjet aplikacioneve?

Njëra ndër një sërë spektrave të aplikacioneve, e cila ka mbijetuar dhe ka krijuar një numër të madh shfrytëzuesish është Bang With Friends. Aty është edhe Blendr aplikacioni për chat dhe flirte.

Sa më shumë informacione lini për veten, aq më shumë mund të shihni informacione për të tjerët.

Ajo është e popullarizuar midis profileve të ndryshme të përdoruesve, andaj mund të gjenden njerëz nga profesione të ndryshme, të cilët nuk turpërohen që publikisht të shfaqin seksualitetin e tyre. Të guximshëm, apo jo?

A keni dëgjuar ju për Bumble? Bumble është aplikacion në të cilën fjalën kryesore e kanë femrat!

Përdoruesit postojnë profilet por vetëm femrat mund të fillojnë bisedën, madje në afat prej 24 orësh nga koha që përdoruesit tjetër i pëlqen.

Opsione pra ka të panumërta, vetëm ju mbetet juve që të vendosni a dëshironi që të hyni në aventurën e këtillë.

Nëse jeni skeptikë, bëhuni detektivë të vegjël dhe kushtoni kujdes imtësive të cilat mund t’ju zbulojnë shumë për dikë me të cilin dëshironi potencialisht që vërtet të njiheni.

Na shkruani për përshtypjet tuaja! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat