Rënie floku, probleme menstruale dhe pamundësi për të mbetur shtatzënë?

Life style

Rënie floku, probleme menstruale dhe pamundësi për të mbetur shtatzënë?

Më: 24 janar 2021 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Duke qenë se seleni është një gjurmë minerali, trupi ka nevojë për sasi të vogla të tij. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që rëndësia e selenit duhet të anashkalohet pasi mungesa e tij shoqërohet me disa probleme shëndetësore.

Përveçse është një element ushqimor që nevojitet për një shëndet të mirë, seleni është gjithashtu edhe antioksidant. Kjo do të thotë që minerali në fjalë është thelbësor për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Gjithashtu neutralizon toksinat e mbetura në trup. Ekspertët thonë që seleni është i rëndësishëm për sintezën e glutathione, një element i quajtur ‘master antioxidant’.

Ja disa shenja dhe simptoma që mund të indikojnë se nuk po merrni mjaftueshëm selen:

-Lodhje që nuk kalon

-Pamundësi për t’u përqëndruar ose menduar kthjellët

-Gjendje jo e mirë shpirtërore

-Vështirësi për të humbur kilogramët e padëshiruar

-Vonesa dhe cikël menstrual i çrregullt

-Probleme me riprodhimin si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt

-Infeksione të shpeshta

-Diskolorim i thonjve

-Rënie e qimeve në skalp dhe kudo tjetër

Parandalojini këto simptoma duke ndjekur një regjim ushqimor që të përfshijë sasi të larta të selenit. Disa prej tyre janë: bifteku, mëlçia e gjelit të detit, mishi i pulës, vezët, toni, sardelet, arrat dhe farat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat