Terrieri Bedlington: Kujdestar i dukjes së pazakontë

Life style

Terrieri Bedlington: Kujdestar i dukjes së pazakontë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Terrieri Bedlingon është qen i cili me dukjen na rikujton delen

Kokën e ka në formë dardhe apo pyke, ndërsa sytë i ka të vegjël. Trupin e ka muskulor, bishtin me gjatësi mesatare, ndërsa putrat të gjata.

Qimet e terrierit bedlingon janë shumë të dendura, ndërsa ngjyra e qimeve mund të jetë bionde apo ngjyrë rëre

Për sa kohë që Bedlington Terrier e ka gëzofin të shkurtuar dhe luan mjaftueshëm, ai do të mbajë bishtin e tij duke u tundur.

Karakteristikat e terrierit Bedlingon

Terrierin Bedlingon e karakterizon kureshtja e madhe. Ky qen thjesht adhuron të hulumtojë. Mos u brengosni, në këtë mënyrë nuk do të çojë në rrezik, sepse është shumë i kujdesshëm.

Është kujdestar i shkëlqyeshëm dhe shumë inteligjent. Ka plot energji, andaj ka nevojë për hapësirë të madhe për të vrapuar.

Lehja e terrierit është një ndër aktivitetet më të preferuara, por shpesh do ta gjeni duke bërë gropa.

Disa qen të këtij lloji mund të jenë kokëfortë, mirëpo me konsekuencë dhe këmbëngulësi mund t’i dresoni.

Për shkak të kërkesave të tij nuk është për pronar të pashije, por nëse vërtet dëshironi të ta keni një të tillë, patjetër duhet të mësoni si ta dresoni një qen të tillë.

Nëse keni fëmijë, nuk duhet të shqetësoheni sepse këta qen mirë kalojnë me fëmijët. Sigurisht, ju duhet ta mësoni qenin që ju dhe çdo anëtar i familjes suaj jeni udhëheqës, dhe se ai duhet të ju dëgjojë juve, jo ju atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat