Gabimet që nuk duhet t’i bëni kurrë dy herë

Life style

Gabimet që nuk duhet t’i bëni kurrë dy herë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Të gjithë kanë qëllime, por jo secili i arrin ato. Nganjëherë një gabim i vetëm prish tërë progresin tuaj dhe rrezikon gjithçka për të cilat keni punuar shumë për t’i arritur.

Është tunduese të dorëzoheni gjatë kohërave sfiduese. Shumë njerëz dorëzohen. Por nëse keni këmbënguljen dhe vendosmërinë për të qëndruar, do t’a zbuloni se çdo gabim mban një mësim të vlefshëm i cili do ju bëjë më të fuqishëm, më të fokusuar dhe vështirë për t’u ndaluar, për aq kohë sa nuk bëni të njëjtin gabim sërish.

Ata gjithmonë vënë kufij

‘’Jo’’ nuk është gjithmonë fjala më e lehtë për t’u thënë, veçanërisht për konsumatorët tuaj. Ne jetojmë në një botë ku bizneset vënë konsumatorët e tyre në piedestal. Ndërmarrësit e kanë mësuar se ‘’konsumatori është mbret’’. Pra nuk ka dyshim pse ata ndihen të obliguar të plotësojnë kërkesat e paarsyeshme të konsumatorëve. Për këtë është e rëndësishme të vini kufinj për konsumatorët tuaj.

Hezitimi juaj për t’iu thënë ‘’jo’’ kërcënon kontrollin që keni mbi biznesin tuaj. Ju do të humbisni fokusin tuaj duke i bërë problemet e njerëzve tuajat.

Vendosja e këtyre kufijve është sfiduese, por është e mundur të mbroni autoritetin tuaj pa u treguar mosrespektues. Vendosni disa politika brenda biznesit tuaj dhe qëndroni pas tyre. Kuptoni se disa njerëz nuk do të pajtohen me to, dhe se do të ketë konflikte. Kur konsumatorët sfidojnë politikat tuaja, shpjegoni se ekziston një rregull. Tregohuni të sinqertë për shtrirjen në të cilën jeni të gatshëm t’i rehatoni ata. Largohuni nëse ata ende janë të pakënaqur. Nganjëherë është më mirë të keni një humbje afat-shkurtër nëse do të thotë të shmangni probleme më të komplikuara në të ardhmen.

Ata nuk nënvlerësojnë kurrë afatet kohore

Ndërmarrësit janë nga natyra optimistë, dhe kjo është një gjë e mirë. Por, kjo tendencë për të qenë optimistë mund të rezultojë në parashikime jorealiste për kohën që do të marrë për të përfunduar detyra të ndryshme. Ky është një fenomen psikologjik i njohur si ‘’gabimi i planifikimeve’’. Edhe pse ne kemi bërë një detyrë një mijë herë më parë, ne ende nënvlerësojmë sasinë e kohës që merr për t’a përfunduar atë. Dhe kjo mund të na ndalojë nga organizimi i ditëve tona në mënyrë efikase dhe nga vendosja e afateve realiste kohore.

Ndërmarrësit e fuqishëm e dinë se edhe detyrat rutinore përmbajnë befasi të fshehura. Për këtë ata duhet të menaxhojnë kohën e tyre në një mënyrë e cila krijon pritshmëri realiste përderisa lënë hapësirë për sfida të papritura.

Ata nuk provojnë të bëjnë gjithçka vetëm

Ju keni një ekip të kualifikuar, por prapë ankoheni se sa punë duhet të bëni çdo ditë.

Koha është e vlefshme. Edhe nëse jeni punëtori më i madh në botë, ju keni interesa tjera në kohën e lirë. Pra pse të shpenzoni orë duke provuar të bëni gjithçka vetëm kur ka njerëz të aftë të cilat mund t’i bëjnë ato për ju?

Shumë ndërmarrës janë të fiksuar dhe të tmerrshëm në ngarkimin e punës. Atyre iu mungon besimi në aftësitë e njerëzve tjerë, ose mendojnë se janë personi më i mirë për atë punë, dhe kjo mund të jetë e vërtetë.

Por përderisa një biznes rritet, vjen në pikë kur ngarkesa e punës bëhet shumë për një peson. Gjatë kësaj faze, detyra juaj më e rëndësishme si një udhëheqës është t’a mësoni ekipin tuaj si të mendojë dhe të bëjë pyetje për veten.

Ju duhet të vendosni pritshmëri dhe objektiva, por anëtarët e ekipit duhet të jenë autonomë që të mos i kontrolloni. Dështimi në ngarkimin e detyrave do të shkaktojë ngecjen e biznesit tuaj dhe do të vendosë stres të panevojshëm në shpatullat tuaja.

Ata shmangin krijimin e armiqve

Konkurrentët nuk janë armiqtë tuaj. Nëse fokusoni gjithë energjinë tuaj duke provuar t’i mundni ata, ju do të humbisni pamjen e asaj që ka rëndësi në biznesin tuaj, lumturia e konsumatorit. Tani kjo nuk do të thotë se ju duhet të injoroni trendet e industrisë. Por ju nuk duhet të zhvilloni fiksime të dëmshme që vazhdimisht t’i kaloni njerëzit.

Në vend të kësaj, kaloni kohën tuaj duke identifikuar se çfarë probleme duhet të zgjidhni për konsumatorët tuaj. Krijoni produkte dhe shërbime që atyre iu pëlqen t’i përdorin, dhe krijoni përvoja të cilat i bëjnë të kthehen. Nëse vazhdoni të përmirësoni produktet tuaja, logjistikat dhe kulturën e kompanisë, ju do të bëheni udhëheqës në industrinë tuaj pa shkaktuar hutim në këtë proces.

Gabimet janë një pjesë e pashmangshme e jetës. Por ato mund të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm nëse nuk ndryshoni shprehitë të cilat shkaktojnë ato sërish. Mësoni nga gabimet tuaja, kuptoni dobësitë tuaja, dhe kaloni kohë duke u përmirësuar vazhdimisht. Është mënyra e vetme për të zgjidhur problemet tuaja dhe të arrini vendosmërinë e cila ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat