Anglezët dhe skocezët dehen më së shpeshti

Life style

Anglezët dhe skocezët dehen më së shpeshti

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Sondazhi Global i Drogës (GDS) për 2020-n thotë se problemi i pijes në Mbretërinë e Bashkuar është më i rrezikshëm se përdorimi i çfarëdo lloji të drogave. Mbi 5 për qind e njerëzve nën 25-vjeç në Mbretërinë e Bashkuara kanë raportuar se kanë kërkuar trajtim spitalor pasi ishin dehur, në krahasim me mesataren në botë e cila është 2 për qind.

Shkalla e pranimeve në spital atje, për shkak të alkoolit është më e lartë se ajo e përdoruesve të drogave, përveç heroinës. Ndërkaq, që konsumi i alkoolit ishte shumë më i përhapur, me 94 për qind të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të cilët thanë se kishin pirë alkool vitin e kaluar, ndërsa 2.3 për qind kishin përdorur heroinë.

Për sondazhin janë pyetur mbi 110,000 njerëz rreth botës, përfshirë 5,283 në Mbretërinë e Bashkuar, në një periudhë tre-mujore, nga nëntori 2019 deri në shkurt 2020.

Duke krahasuar të gjeturat e një viti më parë ku njerëzit atje deheshin më shpesh se të tjerët në vendet e tjera, të gjeturat e vitit 2020 ishin më të fuqishme pasi sondazhi definoi atë se çfarë nënkuptonte të jesh i dehur. Pjesëmarrësit u pyetën të tregojnë sa herë u dehen aq shumë sa “aftësitë tuaja mendore dhe fizike preken deri në atë pikë sa ndikon në balancin dhe të shprehurit, nuk keni qenë në gjendje të fokusoheni tek gjërat dhe se biseda juaj dhe sjelljet kanë qenë shumë të dukshme ndryshe nga njerëzit që të njohin”.

Në këto pyetje, njerëzit në Skoci dhe Angli thanë se janë dehur më shumë se 33 herë vitin e kaluar. Kjo është shkalla më e lartë nga 25 shtetet e tjera pjesëmarrëse në sondazh dhe mbi dyfishin e shkallës në disa shtete evropiane, përfshirë Poloninë, Hungarinë, Gjermaninë, Greqinë, Spanjën, Italinë dhe Portugalinë.

Vetëm 7 për qind e skocezëve dhe anglezëve të anketuar raportuar se nuk janë dehur asnjë herë gjatë 12 muajve.

Anglezët ishin ndër ata që ishin penduar më shumë për dehjen. Një mesatare prej 32.8 për qind të njerëzve në gjithë botën thanë se ishin penduar se ishin dehur. Në Angli, ishte vetëm 31 për qind, kurse në Skoci 33.8 për qind, shkruan The Guardian.

Një studim i veçantë i GDS-së vitin e kaluar, gjeti se 48 për qind e britanikëve kanë pirë alkool më shumë që nga fillimi i pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat