Pse pandemia është duke iu dhënë njerëzve ëndrra të çuditshme dhe “reale”

Life style

Pse pandemia është duke iu dhënë njerëzve ëndrra të çuditshme dhe “reale”

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:50
Ilustrim

Shkencëtarët kanë shpjeguar pse tërheqja nga jeta normale me të cilën jemi mësuar është duke shkaktuar një “inspirim” për ëndrrat tona.

Pas një viti në pandemi, shumë persona kanë pasur telashe me gjumin si pasojë e stresit dhe ankthit, mirëpo nuk është vetëm kjo që po pëson.

Ëndrrat e njerëzve kanë ndryshuar shumë që nga koha para-pandemike.

Ëndrrat pasqyrojnë emocionet dhe gjendjen mendore të njeriut kur ata janë zgjuar. Ëndrrat e çuditshme kanë një kuptim simbolik, për të shqyrtuar diçka që po shkakton stres në jetën tonë të përditshme.

Ato kanë për qëllim që të bëjnë më të lehtë për njeriun që të tejkaloj këto probleme emocionale. Ndërsa makthet, ato janë një formë paralajmërimi për ankthet që po iu ndjekin në jetën reale.

Me miliona persona janë dashur të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shumë kohë gjatë pandemisë, dhe shkencëtarët besojnë se kjo tërheqje nga jeta jonë normale, ka shkaktuar një “inspirim” për ëndrrat.

Kjo vjen sepse pavetëdija jonë po nxjerrë në shqyrtim tema më të rënda nga mendja jonë. Ato mund të nxiten nga lajmet, ato që dëgjojmë, ato që shohim etj.

Njerëzit zakonisht përballen me emocionet e veta negative gjatë gjumit REM, pra e cila është koha kur ne ëndërrojmë gjatë gjumit. Kjo do të thotë se gjumi REM është duke u zgjatur për personat që janë në stres, sepse ka më shumë ndjenja negative që mendja ka nevojë të shqyrtojë.

Korteksi dorsal i trurit i kontrollon emocionet, dhe gjatë gjumit REM, nervat aktivizojnë hormonin serotonin, i cili shkakton që emocionet të përhapen në të gjithë mendjen, pra nuk mbahen nën kontroll nga korteksi dorsal.

Si pasojë e stresit dhe ëndrrave me tematika negative, gjumi është i parehatshëm dhe ne zgjohemi më shumë nga gjumi, si pasojë e kësaj ne i mbajmë mend ëndrrat më shumë sesa nëse do të flinim rehat.

Edhe pse çdo person ëndërron çdo natë, shumica e njerëzve nuk i mbajnë kurrë mend ëndrrat. Mirëpo me zgjimet e vazhdueshme, ato janë duke u mbajtur mend më shumë nga njerëzit.

Pra problemi pse ju po shihni më shumë ëndrra, është se në të vërtetë nuk po shihni më shumë, por si pasojë e stresit, ju po zgjoheni më shumë gjatë natës, duke bërë që të mbani mend ëndrrat më shpesh se më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat