Pse na vjen të ndrydhim fare gjërat e vogla dhe të lezetshme?

Life style

Pse na vjen të ndrydhim fare gjërat e vogla dhe të lezetshme?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Ky reagim quhet “agresioni i lezetshëm” dhe studimi i ri sugjeron se kjo ndodhë kur truri ynë ndjehet i mbingarkuar nga temperamenti.

Kur shihni diçka të lezetshme, si p.sh. bebet topolake, një qenush plot push, ose çfarëdo qoftë e vogël dhe e lezetshme, është e zakonshme që të dëshironi t’i ndrydhni fare, t’i pickoni ose edhe t’i kafshoni

Kjo nuk vjen sepse doni t’i lëndoni, por thjeshtë e ndjeni nevojën që ta ndrydhni. Kjo ndryshe quhet “Agresioni i lezetshëm”.

Agresioni i lezetshëm për herë të parë u shpjegua në vitin 2015, dhe është një fenomen që ka shkaktuar paksa shqetësim për psikologët biheviorist.

Mirëpo me anë të disa eksperimenteve sociale, është arritur të kuptohet arsyeja pas këtij fenomeni paradoksal.

Shkencëtarët rekrutuan 54 pjesëmarrës, të moshave 18 deri në 40 dhe i veshën ata në kapele EEG, që përdorin elektroda që të masin aktivitetin e trurit.

Atyre iu treguan 32 fotografi të ndara në 4 blloqe, kafshë të rritura që u klasifikuan si më pak të lezetshme, kafshë foshnja, të klasifikuara si më të lezetshme, dhe dy fotografi të foshnjave njerëzore.

Blloku i parë i foshnjave njerëzore ishte edituar që të bëjë foshnjat të duken më të lezetshme, ndërsa blloku i dytë, që të zbehë këto tipare të lezetshme, shkruan lajmi.net.

Pasi shikuan të gjitha imazhet, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësojnë pyetësorë për të matur reagimin e tyre ndaj fotove.

Si rezultat, njerëzit ndjenin më shumë nevojën për të ndrydhur dhe përqafuar foshnjat e kafshëve sesa njerëzve.

Ndërsa për foshnjat njerëzore, ata i shikuan njëjtë edhe ato që ishin më të lezetshme sikur ato që ishin më pak.

Nga ky test u kuptua se kur njeriu sheh diçka të lezetshme, e ndjenë nevojën ta “ketë” atë. Në këtë mënyrë aktivizohet ndjenja pozitive e papërmbajtshme, dhe nga mbingarkesa që ajo i jep trurit, truri “hedhë” paksa agresion për të përmbajtur veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat