Distanca mes vetullave tregon sekretet e mëdha për ty

Life style

Distanca mes vetullave tregon sekretet e mëdha për ty

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Vetullat janë tipari që tregon gjendjen shpirtërore dhe emocionale.

Mbase nuk e kishit menduar, por vetullat mund të tregojnë shumë edhe për personalitetin tuaj.

Nëse vetullat kanë një hapësirë të ngushtë ndërmjet tyre, tregojnë se jeni një person inteligjent, por që ka tendencë të nervozohet shpejt dhe e kap ankthi dhe për gjënë më të vogël.

Nëse vetullat kanë një hapësirë më të madhe midis tyre, pra janë më larg njëra tjetrës mund të tregojë për një person i cili mund të udhëhiqet lehtë nga të tjerët, është miqësor dhe i merr vendimet më me qetësi.

Jean Haner, psikolog, thotë se edhe forma e vetullave mund të tregojë shumë për karakterin e një individi.

Nëse vetullat janë të lakuara mund të tregojnë për një person të përkushtuar për përsosmëri.

Person i cili mund të bëjë çdo gjë për pak vëmendje dhe që është mjaft krijues.

Nëse vetullat janë të drejta, mund të tregojnë për një person që është me këmbë në tokë dhe që i merr vendimet me qetësi.

Nëse vetullat janë me kënd, mund të tregojnë për një person që ka aftësi udhëheqëse dhe nuk ia ka frikën konkurrencës.

Sipas Haner, vetullat janë një pjesë shumë e rëndësishme për të zbuluar “enigmën” se kush jeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat