Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Life style

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:06
Foto Ilustrim

Pyetje gjithmonë aktuale në mesin e grave që duan të mbeten shtatzënë është se kur janë ditët e tyre pjellore dhe sa zgjasin ato. Këshilla e mjekut tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni modelin tuaj të ovulacionit

Cikli menstrual normal zgjat midis 21 dhe 35 ditëve. Ovulacioni ndodh një herë gjatë kësaj periudhe, mirëpo mundësia për ngjizje ekziston afërsisht 6 ditë.

Faza juaj pjellore është me rëndësi vitale në planifikimin e shtatzënisë.

Për të pasur informacione më të mira për ngjizjen dhe shtatzëninë, po i ndajmë me ju disa informacione.

Sa zgjat ovulacioni?

Femra ka ovulacion nga 24 deri në 48 orë gjatë çdo cikli menstrual. Ovulacioni ndodh kur hormoni lutenizues fillon më shumë të çlirohet, vjen deri te pëlcitja e folikulës së Grafit në vezë dhe qeliza vezore çahet dhe çlirohet.

Ajo arrin deri në mitër, ku mund të fekondohet dhe mbetet e gjallë për një periudhë prej 24 deri në 48 orësh.

Një ovulacion tipik ndodh një herë në çdo cikël menstrual.

Kur mund të mbetem shtatzënë?

Është e rëndësishme të dini se kjo periudhë nuk është e vetmja kur mund të mbeteni shtatzënë. Spermatozoidët mund të jetojnë deri në pesë ditë në traktin riprodhues të femrave, kështu që marrëdhëniet seksuale disa ditë para ovulimit mund të çojnë në shtatzëni.

Nëse jeni duke bërë përpjekje të keni një fëmijë, Dr. Polak sugjeron të keni marrëdhënie sa më shpesh gjatë atyre 6 ditëve. “Shumë çifte tentojnë saktësisht në ovulim, dhe pastaj anashkalojnë atë periudhë pjellore”, thekson mjeku.

Mbani në mend – shanset për të mbetur shtatzënë janë më të larta në ditën e ovulacionit dhe tre ditë para kësaj.

Kur ndodh ovulacioni?

Ovulacioni përafërsisht ndodh 14 ditë para menstruacioneve. Për shembull, femra me cikël mesatar prej 28 ditësh së pari do të ketë ovulacion 14 ditë, ndërkaq periudha e pëlleshme do të jetë nga 9 deri në 14 ditë.

Nëse cikli, për shembull, zgjat 30 ditë, ovulimi do të ndodhë së pari në ditën e 16-të, kështu që periudha pjellore do të jetë nga data 11 deri në 16. Natyrisht, çdo grua ovulon ndryshe, kështu që nuk mund të mbështetesh te ata numra me njëqind për qind siguri.

A mund të ovuloj më shumë se një herë në muaj?

Gruaja ovulon një herë gjatë ciklit. Sidoqoftë, ndonjëherë ndodh që një grua të lëshojë më shumë vezë më të pjekura gjatë periudhës së ovulimit. Nëse ato janë fekonduar, mund të ndodh shtatzëni binjake.

Gjithashtu, ekziston mundësia që një grua të mos ovulojë fare – gjë që ndodh më shpesh në diagnozën e sindromës së vezoreve policistike (PCOS). Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk keni ovulim, kështu që do të ishte mirë të flisnit me mjekun tuaj për gjithçka që ju shqetëson.

Nëse pas një viti nuk arrini të mbeteni shtatzënë (ose pas gjashtë muajsh nëse jeni mbi 35 vjeç), është e rëndësishme të kontaktoni një profesionist. Duhet një ekspert i cili do të analizojë modelin tuaj të ovulacionit tërësisht në mënyrë që t’ju ndihmojë të krijoni.

Për të përcaktuar përafërsisht ditët pjellore, hidhni një vështrim në kalendarit të ovulacionit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat