Gabimet para gjumit që nuk e keni ditur se po i bëni

Life style

Gabimet para gjumit që nuk e keni ditur se po i bëni

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:45
Ilustrim

A keni probleme me gjumin? Nuk jeni vetëm.

22% e njerëzve flenë keq gjatë natës, 47% e njerëzve kanë konstatuar se stresi i mbanë zgjuar gjatë natës, kurse 49% nuk kanë marrë ndonjë masë për të bërë gjumë më të mirë.

Ja disa nga gabimet që po bëni para gjumit:

1. Ushqime me kafeinë;

Kafeina është një stimulues dhe në doza më të mëdha mund të shkaktojë insomnia. Sheqeri I përpunuar mund të stresojë organet që janë në përgjegjësi për rregullim të hormoneve, duke ju shkaktuar juve të zgjoheni gjatë natës përderisa nivelet e juaja po lëvizin.

Zgjidhje: Nëse me të vërtetë ndiheni të uritur atëherë provoni ushqime që përmbajnë triptofan para gjumit sic janë: bananet, qumështi, vezët, jogurt etj.

2. Flini me kafshë;

Sipas studimeve 63% të njerëzve që mbajnë kafshë flenë me to. Prandaj nuk kanë një gjumë cilësor.

Zgjidhje: Mbani kafshët në një dhomë tjetër.

3. Përdorni teknologjinë para gjumit;

78% e njerëzve përdorin një telefon të mençur, tablet ose laptop para se të flenë. Këto pajisje emitojnë dritë të kaltër, që vonojnë prodhimin e melatoninës një hormon i nevojshëm për gjumë.

Zgjidhje: Largoni pajisjet elektronike nga dhoma juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat