Të mençurit lëshojnë pe, budallenjtë jo!

Life style

Të mençurit lëshojnë pe, budallenjtë jo!

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Një fjalë e urtë thotë: Kur flasin armët, mendja hesht, andaj po ashtu edhe në situatat kur epshet e pandalshme flasin dhe kur tërbimi arrin kulminacionin, mendja e shëndoshë të shumtën kapitullon!

Pjesëtarët e shenjave të ndryshme të zodiakut janë të prirur për agresivitet secili në mënyrën e vet, vetëm se disa ato veprime primitive përpiqen t’i eliminojnë (p.sh. Peshoret) derisa të tjerët (Deshët dhe Akrepët) shfryjnë tërë atë që i mundon…?

Dashi
Mburret me agresivitetin

A mundet Dashi të mposhtë tërbimin? A mund t’i mposhtë epshet e veta dhe të kontrollojë instinktet mu atëherë kur ato janë shenjë e identitetit të tij? Tërbimi i Dashit është sikur vërshimet e ujërave të pranverës, e cila qëndron para pendës së fortë

Dashi shpesh është në situatë që të shpërthejë atë pendë dhe të shfryhet mu si sikur vullkani kur djeg çdo gjë përreth vetes. Nuk dëshiron të përmbahet nga asgjë, sepse në qoftë nuk e shfaq hidhërimin e “ha vetveten”. Pasi ta ketë shfaqur tërë hidhërimin i duket sikur e ka hequr një barrë të madhe dhe pas disa minutave është i gatshëm të harrojë çdo gjë.

Demi
Si bombë e kurdisur

Ndjenjat e tij janë të thella, epshet të zjarrta, ndërkaq temperamenti i ngjan një bombe me fitil të gjatë. Ai ka pamje të një njeriu të qetë, të plogësht dhe të kontrolluar. Mirëpo, në qoftë se ndokush ia hedh shaminë e kuqe – e mori djalli! Nga ai në atë çast shpërthen i tërë mllefi i shtresuar me vite në të.

Demi nuk vepron kështu shpesh, mirëpo në qoftë se vepron vetëm një herë edhe ajo është e tepërt. Meqenëse e kontrollon mirë veten në çaste krizash dhe mburret me kthjelltësinë dhe maturinë e tij, pas incidentit të tillë i duket se i incidenti i ka ndodhur ndokujt tjetër e jo atij.

Binjakët
I qërojnë hesape me fjalë

Shpërthimi i epsheve të egra te binjakët më së miri mund të ilustrohet me fjalën e urtë: “U dridh mali, polli një mi!”. Këta palaço argëtues dhe të shalakatur nuk kanë prirje për shpërthim mllefi, dhune. Disa nga ata duken agresivë, aq më parë për shkak se janë të padurueshëm, nervozë, përherë nguten andaj dinë edhe ndaj dikujt të reagojnë ashpër, herë-herë edhe të “therin”.

Binjakët për çdo ditë hidhërohen, bërtasin dhe bëjnë zhurmë, andaj sillen sikur ndonjë artist para publikut. Janë të prirur të ofendojnë, të thonë fjalë të pahijshme dhe shpifin vetëm e vetëm që ta diskreditojnë atë që e ka bërë nervoz, por në qoftë se janë fizikisht superior janë në gjendje edhe të “japin” ndonjë flakëreshë.

Gaforrja
Bërtet kur nuk i dëgjon askush

Personat që kanë këtë shenjë kanë emocione të vrullshme, reagojnë ndaj çdo provokacioni, shpesh edhe nëse ndokush i shikon shtrembër apo ua thotë ndonjë fjalë të ashpër. Atyre nuk u nevojitet shumë që të prishin disponohen dhe mendojnë se edhe të tjerët janë sikur ata. Nuk kanë prirje për dhunë, veprojnë porsi gaforret, tërhiqen prapa, bëhen gati me brirët e vet për kundërsulm.

Rrallë herë gaforret e fillojnë grindjen të parët, ndërsa kur ngacmohen luftojnë deri në pikën e fundit. Shpesh herë agresivitetin e tyre e shfaqin kur janë vetëm; ulërijnë, bërtasin, qajnë kur nuk i dëgjon askush dhe kështu shfryhen.

Luani
Bën zhurmë për publik

Luanët janë temperamentë, egocentrikë dhe ekscentrikë, ndërkaq teatraliteti dhe moskontrollimi i emocioneve të tyre më së shumti shprehet aty ku ka më së shumti njerëz. Nuk ngurrojnë të grinden para publiku, në ato momente u mungon vetëkontrolli dhe taktika. Janë në gjendje të përdorin fjalë të pakontrolluara dhe ofenduese.

Luanët shtatshkurtër janë edhe më të rrezikshëm dhe shpesh për ta zhurma është mënyra e vetme e zgjidhjes së të gjitha konflikteve, si në familje ashtu edhe në punë.

Virgjëresha
Sa kushton zemërimi?

Personat nën këtë shenjë të zodiakut nuk janë militantë dhe nuk sulmojnë. Mirëpo, për shkak të durimit të gjatë, vetëpërmbajtjes dhe ushtrimit të vetëdisiplinës mund të shpërthejnë papritmas.

Rregullisht i punojnë disa gjëra njëkohësisht dhe dëshirojnë që çdo gjë ta bëjnë me efikasitet, gjë që u shkakton një presion të tmerrshëm trupor dhe nervor. Andaj nuk duhet befasuar në qoftë se përnjëherë fillojnë të prishin çdo gjë përreth vetes, t’i kërcëllojnë dhëmbët dhe të prodhojnë tinguj të çuditshëm. Dorën në zemër, shumë shpejt u kalon zemërimi dhe përnjëherë fillojnë të punojnë diç të dobishme për veten dhe për të tjerët.

Peshorja
Ik nga dhunuesi

Nëse ndokush mundet, dëshiron dhe di të kontrollojë ndjenjat e veta, atëherë pa dyshim është Peshorja. Sjelljen agresive e konsiderojnë primitive, ndërkaq ndaj dhunuesve dhe agresivëve mbajnë qëndrim si ndaj një të sëmuri mental, të cilit u duhet urgjentisht izolimi.

Vallë a nuk mund të zgjidhen problemet në mënyrë të qetë, me fjalë. Edhe fjalët mund të jenë të dhembshme dhe të efektshme. Shpërthimi i zemërimit për ta është një reaksion i panevojshëm primitiv. Dhe, kur armiku i Peshores mendon se ka arritur fitore, mu atëherë Peshorja fillon të veprojë pas perdes dhe t’ia përgatisë një hakmarrje e cila mund të jetë e tmerrshme!

Akrepi
Me vite të tëra planifikon hakmarrjen

Akrepi, në shikim të parë i qetë, vite të tëra është në gjendje të mbajë zemërimin dhe ta kultivojë sikur ndonjë bimë të rrallë, në mënyrë që befasisht kur konstaton se ka ardhur momenti, të aktivizojë të gjitha forcat e veta destruktive

Ata tipa që janë deri në fund të errët, të cilët ushqehen me lakmi, urrejtje dhe hakmarrje, në momentet e zemërimit jo vetëm që i dënojnë dhe i lëndojnë të tjerët, por edhe vetveten. Megjithatë akrepët tonë shtëpiake janë të butë, janë të prirur që rregullisht të zbrazin mllefin dhe pakënaqësinë e grumbulluar, në qoftë se iritohen nga situatat e përditshme.

Shigjetari
Agresiviteti në harmoni me rrethin

Shigjetarët bëjnë pjesë ndër personat tolerantë. Ndonëse edhe vetë janë shpesh tepër të zëshëm, problemet dhe kontestet e veta i gjykojnë ata të cilët u janë nënshtruar reaksioneve primitive. Kur diçka i zemëron, fare nuk marrin parasysh të tjerët dhe shoqërinë, madje dëshirojnë që të angazhojnë sa më shumë njerëz në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Edhe shigjetarëve u nevojitet zhurma, mirëpo fatmirësisht më me ëndje bëjnë lëvizje me duar në ajër sesa të godasin dikë në trup. Këta “bixhozxhinj” aventurierë në shpirt dëshirojnë të rrezikojnë dhe të hulumtojnë reaksionet e të tjerëve.

Bricjapi
Virtuoz në vetëdisiplinim

I fuqishëm, i qëndrueshëm dhe krenar, Bricjapi gjatë viteve ka zhvilluar një teknikë të mirë të vetëdisiplinës dhe të mbizotërimit të sjelljeve të veta.

Mburret me aftësitë e veta të vetëkontrollimit, ndërkaq çdo agresivitet i egër meriton urrejtjen më të thellë të tij. Mirëpo, mos mendoni se atë asgjë nuk mund ta qesë jashtë kontrollit. Përkundrazi, hidhërohet rregullisht edhe për një imtësi, ndërkaq problemet e mëdha i përjeton me një stres të konsiderueshëm, vetëm se nuk dëshiron para të tjerëve të zbulohet. Mirëpo, do të mashtrohen edhe më shumë atë që mendojnë se fajtorin nuk do ta dënojë…

Ujori
Zemërimi ia lehtëson shpirtin

Adhurues i njerëzve dhe i kafshëve, propagandues i lirive personale dhe adhurues i botës pa kufij. Ujori mund të jetë shumë agresiv. Vazhdimisht është flegmatik, i heshtur dhe provokator i lehtë, mirëpo është edhe tepër i paparashikueshëm dhe kurrë nuk dihet se kur do ta ndryshojë disponimin.

Ujorët kënaqen me biseda të gjata miqësore, mirëpo mund të provokohen deri në atë masë sa që “t’u bie terri para syve”. Nuk bëjnë shumë zhurmë, aty-këtu lëshojnë ndonjë sharje, duke i shtrënguar dhëmbët dhe nisen në një drejtim që vetëm ata mund ta dinë.

Peshqit
Janë destruktivë dhe shkrehen në vaj

Ekzistojnë pak gjëra ndaj të cilave peshqit mund të kontrollojnë veprimet e veta. Kërcënimet e tyre nuk janë të bindshme, ndërkaq ofendimet e tyre nuk e ofendojnë edhe aq atë të cilit ia drejtojnë, por vetëm zbulojnë ndjenjat e tyre.

Ankohen dhe ndihmojnë, mallkojnë dhe ftojnë në ndihmë perëndi të ndryshme, kërcënohen me vdekje, madje edhe me vetëvrasje! Vetëm kur shikojnë gjakun mund të vijnë tërësisht në vete, ndërkaq mënyra më e mirë që të kthjellen është flakaresha e vërtetë. Në gjendje të zemërimit dhe të çrregullimit të vetëkontrollit mund të jenë atuodestruktivë, andaj nuk është mirë që të lihen vetëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat