“Nuk e kam parë djalin tim për gjashtë muaj dhe nuk më mungon fare”

Life style

“Nuk e kam parë djalin tim për gjashtë muaj dhe nuk më mungon fare”

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një burrë i paidentifikuar ka hyrë në internet për të folur për djalin e tij.

Në postimin me titull “Pse nuk më pëlqen djali im?”, babai rrëfen se nuk ka interes dhe dëshirë për të parë djalin e tij të vogël.

Postimi u bë në medium.com dhe që atëherë është bërë viral duke marrë mijëra reagime dhe qindra komente nga prindër dhe kolegë të tjerë.

Burri pretendoi se duhej të shkruante postimin pasi kishte nevojë për të hequr këto ndjenja nga gjoksi i tij.

Ai shkroi: “Nuk e di pse nuk më pëlqen, ai nuk është një fëmijë i keq, ai është i zgjuar. Unë nuk kam asnjë interes për të. Unë kujdesem për të ndonjëherë vetëm sepse ndihem i detyruar ta bëj këtë”.

“Unë nuk e pashë atë gati për gjashtë muaj dhe nuk u shqetësova aspak”.

Ai vazhdoi duke thënë se si ish-partnerja e tij i dërgoi foto dhe video të fëmijës gjatë pandemisë por ai nuk i shikoi 99% prej tyre.

“Mos më keqkuptoni, unë e dërgoj atë në pak dhe bëj gjëra me të, ai është me të vërtetë një djalë i lumtur por unë i bëj këto gjëra vetëm sepse jam i detyruar jo se dua t’i bëj. Nuk më pëlqen të kaloj kohë me të”.

Burri vazhdoi duke thënë se ka dy arsye pse ai nuk e ka braktisur plotësisht djalin e tij – e para është që babai i tij e la atë dhe nuk dëshiron që fëmija i tij të rritet pa baba dhe e dyta ka frikë nga familja.

“Që nga dita e parë, ka qenë kështu. Ai ishte thjesht një person tjetër për mua. Unë dua ta dua djalin tim, dua të kem me atë një marrëdhënie që nuk e kam pasur me babanë time por nuk mundem”, tha ai më tej, shkruan Mirror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat