Ama një gjë na e mësoi pandemia: Kë kemi mik për kokë

Life style

Ama një gjë na e mësoi pandemia: Kë kemi mik për kokë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 06:47
Ilustrim

Pandemia solli shumë probleme dhe fatkeqësi, por ndër to po fillojmë të shohim edhe pak nga të mirat që po na vijnë. Këtë periudhë me kushte strikte mund ta ktheni në favorin tuaj për të ndarë marrëdhëniet e shëndetshme nga ato që ju bëjnë vetëm keq. Ne do ju tregojmë si të dalloni miqtë e vërtetë, nga ata që nuk janë të tillë.

Miku/mikesha zhduket

Qëkur nisi karantina dhe izolimi disa miqësi që i mendoje si të shenjta nuk janë më, u zhdukën papritur. Në fillim pati disa shkëmbime bisedash, pastaj hiç gjë. Epo mesazhi është i qartë…

Miqësia e vërtetë ka mendime të përbashkëta

Në këtë periudhë nuk ka justifikime që do vlenin, as kur ju thonë: “Do punoj gjithë ditën”. Nuk duam të themi se duhet të flisni çdo sekond që shoqëria të jetë e vërtetë, por nëse jeni aty për njëri-tjetrin, atëherë çdo gjë është në rregull.

Të ndarit gjëra me njëri-tjetrin nuk duhet të mungojë

Nëse nuk pini dot kafe me mikun/ mikeshën, apo nuk dilni dot, keni gjëra të tjera që mund t’i ndani, duke nisur nga humori, mendimet, momente të tjera që mund të jenë shumë origjinale dhe ke nevojë t’i ndash me dikë.

Në izolim mund të gjesh miq të vjetër

Në këtë periudhë mund të përfitosh nga fakti që ke më shumë kohë për të menduar dhe mund të gjesh miq të vjetër e të vendosësh kontakte me ta./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat