Ju duhen vetëm këto 3 përbërës për të shpëtuar nga i thati në lëkurën tuaj këtë dimër

Life style

Ju duhen vetëm këto 3 përbërës për të shpëtuar nga i thati në lëkurën tuaj këtë dimër

Më: 28 janar 2021 Në ora: 07:02
Ilustrim

Me të ftohtin e stinës se dimrit, shtohen edhe problemet e lëkurës për shkak të erës e një sërë faktorësh të tjerë.

Nëse ju ka ndodhur që t’i keni duart e ashpra këto ditë apo dhe të thata ne ju sjellim më poshtë një recetë për maskën që ju duhet këto dite sipas ‘Pop Sugar’:

Përbërësit:
Vazelinë
Aloe vera
Si ta përgatisni?

Në një enë të pastër filloni të shkrini vazelinën deri sa të marrë trajtën e një lëngu. Në të shtoni dy lugë çaji nga aloe vera dhe përbërësit trazojini mirë deri sa të përftoni një masë të konsiderueshme. Në fund shtoni vajin esencial, që mund të jetë thjesht me aromën tuaj të preferuar.

Vazelina do ta ndihmojë lëkurën të qëndrojë e butë dhe shumë e hidratuar gjatë ditëve të ftohta, ndërsa aloe vera do të bëjë ripërtëritje e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat