Motivimi që iu duhet për të arritur gjithçka në jetë: Të thuash “Do ta bëjë” në vend se “Do të përpiqem”

Life style

Motivimi që iu duhet për të arritur gjithçka në jetë: Të thuash “Do ta bëjë” në vend se “Do të përpiqem”

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Jo të gjithë janë optimist, mirëpo të gjithë mund ta bëjnë këtë ndryshim tek vetja.

Sa herë i keni thënë vetës “do të përpiqem” kur u bë fjalë për të tejkaluar dhimbjen e ndarjes, për të bërë kohë për një aktivitet, për të marrë një notë kaluese në një lëndë të vështirë etj, por në të vërtetë nuk u përpoqët?

Kjo fjali duket të jetë një arsyetim që e përdorim për të ia bërë vetes më të lehtë dështimin, ky është bërë një arsyetim që të mos përpiqemi dhe të jemi rehat me veten kur e përsërisim këtë fjali.

Nganjëherë e bëjmë edhe për të tjerët, kur e dimë se nuk mund të bëjmë diçka për ta dhe themi se do të mundohemi, por në të vërtetë, vetja jonë është personi që ka nevojë më së shumti ta dëgjoj këtë fjali.

Ne kemi nevojë që të bëjmë paqe me veten, dhe të mos ndjehemi fajtorë që e kemi zhgënjyer dikë. Mirëpo kjo nuk është mënyra se si do të arrihet suksesi, në çfarëdo fushe të jetës.

Fjalia “do ta bëjë me doemos” do të nxisë një formë “agresiviteti” brenda jush, që do të iu nxis të bëni më të mirën me të vërtetë, shkruan lajmi.net. Jep përshtypjen se dështimi nuk është opsion.

Nuk duhet ta mendoni për asnjë moment se çfarë do të ndodhi nëse dështoni, përpiquni të mos e mendoni fare atë opsion dhe mbajeni në mendje vazhdimisht se nuk është opsion të mos e arrini qëllimin.

Nëse do të keni rezultat pozitiv, kjo po që do të iu shtyjë që të vazhdoni të përdorni këtë logjikë. Nëse punoni për një 10 do të merrni një 10. Mirëpo mos mendoni se mund të bëni të gjitha 10-ta.

Të jesh njeri do të thotë të jesh i kufizuar, asnjë njeri nuk arrin të përmbush të gjitha aspektet e jetës në mënyrë maksimale. Nëse jepni gjithçka në punë, është normale qe do të keni pak mungesa në jetën sociale.

Nëse jeni të pasionuar pas sportit dhe arrini në gara nacionale, sigurisht që nuk keni pasur kohë që të mësoni për provimin e matematikës dhe nuk do të bëheni më i miri edhe aty.

Është e rëndësishme të kuptoni se cilat janë pikat tuaja të forta dhe të punoni fuqishëm drejt tyre, por gjithmonë me mendjen “do ta bëjë”, përndryshe, ju vetëm sa do e lejoni veten të mendoni se dështimi është i pranueshëm.

Gjithçka që ju ndjeni për veten, do të ndjenjë edhe të tjerët ndaj jush. Nëse ju keni respekt për veten, do të respektoheni. Nëse besoni tek vetja, do të keni besimin e të tjerëve. Por edhe nëse dyshoni tek vetja, edhe të tjerët do të dyshojnë tek ju.

Trajto vetën si dëshiron të të trajtojnë të tjerët, vullneti, vetëbesimi, puna e zellshme dhe motivet e qëndrueshme janë çelësi i suksesit! /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat