“Në vend që të paguaj qiranë, bëj seks me pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorti im e pëlqen këtë”- 25-vjeçarja ka një kërkesë tjetër, dëshiron një martesë të…

Life style

“Në vend që të paguaj qiranë, bëj seks me pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorti im e pëlqen këtë”- 25-vjeçarja ka një kërkesë tjetër, dëshiron një martesë të…

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një 25-vjeçare rrëfen për “Dear Deidre”, rubrikën e “The Sun”, vështirësitë me të cilat u përball bashkë me bashkëshortin pas pandemisë, si dhe zbulon varësinë ndaj seksit, i cili po “i nxjerr” nga situata.

“Jemi ngushtë nga paratë, sepse bashkëshorti im humbi punën për shkak të pandemisë. Kështu, unë sugjerova që të bëja seks me pronarin e shtëpisë ku po qëndrojmë, në vend që të paguajmë qiranë.

Për habinë time, bashkëshorti pranoi. Pasi diskutova me të ndihesha shumë e emocionuar.

Unë jam 25 vjeç dhe jam e varur ndaj seksit. Kam pasur shumë partnerë në të shkuarën, ndërsa bashkëshorti im 30 vjeç, ka kryer marrëdhënie vetëm me një vajzë: me MUA.

Të nesërmen shkova në zyrën e pronarit dhe nuk humba kohë për ta vënë në punë ofertën time. Ai ishte shumë i lumtur dhe ra dakord menjëherë.

Në përfunduam duke bërë seks në dhomën e tij dhe të jem e sinqertë, ishte seksi më i mirë që kam pasur ndonjëherë.

Kur u ktheva në shtëpi, bashkëshorti e dinte ç’kishte ndodhur, por nuk më pyeti e as më kërkoi detaje dhe unë nuk thash gjë.

Nga njëra anë, gjërat nuk mund të kishin shkuar më mirë, pasi qiraja paguhet dhe unë me bashkëshortin jemi të lumtur.

Por kam filluar të shqetësohem se nuk mjaftohem nga bashkëshorti im. Prandaj, do të doja që t’i çoja gjërat në një tjetër nivel duke i sugjeruar që të kishim një martesë të hapur.

Jam e shqetësuar se nëse ai thotë ‘jo’ unë do të mërzitem. Po nëse ai thotë po, a do të prishet raporti mes nesh?”

“Dear Deidre” është përgjigjur:

“Kjo situatë mund t’ju shkëpusë lehtësisht nga partneri juaj, pavarësisht se tani për tani ndiheni mirë me njëri-tjetrin.

Nëse ai mendon se nuk është i mjaftueshëm për ju, kjo mund të shkatërrojë vetëvlerësimin e tij, i cili tashmë mund të jetë i brishtë për shkak se ka humbur punën.

Tani dinamika në marrëdhënien tuaj ka ndryshuar, ju duhet të uleni dhe të flisni sinqerisht me të.

Nëse keni mendime të ndryshme seksuale, duhet t’ia tregoni njëri-tjetrit dhe të arrini të bëni një kompromis.

Ndoshta në vend që të bëni seks me njerëz të tjerë, ju mund të ndani fantazitë tuaja me bashkëshortin për të kuptuar jetën tuaj seksuale.

Por, duke bërë seks me dikë tjetër rrezikoni të përhapni edhe koronavirusin. Bëni kujdes, sepse nëse do të donit të paguanit sërish qiranë me para, mbase pronari nuk do të pranojë, prandaj mendojini mirë gjërat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat