Letër e hapur personit që shkatërroi dashurinë dhe emocionin tim!

Life style

Letër e hapur personit që shkatërroi dashurinë dhe emocionin tim!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

“Shpresoj ende e mbanë mend vajzën e  buzëqeshur që jetonte për mrekulli secilin moment të jetës së saj. Ajo vajza që  me buzëqeshje kalonte secilën vështirësi që i dilte përpara dhe që dhimbjet i shndërronte në gëzim. Ishte ajo vajza që të deshi shumë, më shumë se vetën. Vajza që besonte se e gjitha bota është e saj, vetëm kur dëgjonte zërin tënd në telefon. Vajza që nuk u lodh nga ju edhe kur ju nuk kishit kohë e dashuri për të.

Ty të pëlqente gatishmëria e saj, për t’ju përgjigjur thirrjeve tua kohë pa kohë, vetëm kur ti kishe nevojë. Dhe ajo, pa një pa dy, ishte e gatshme, lumturohej dhe paraqitej si njeriu më i lumtur në Botë. Të pëlqente të shihje dikë që është kaq e dhënë pas teje.

Ajo sot  gjendet para shumë mëdyshjeve  duke u mbytur në mendimet e saj. Ajo po merr në pyetje vetën mbi atë se kush është dhe çfarë do nga jeta? Ajo tani është e vetëdijshme se është e vetme në këtë situatë, sepse ajo zgjodhi të vazhdojë e vetme, duke marrë parasysh stuhitë që mund të vijnë.

Gabimi më i madh që ajo bëri në jetë ishte që tu bë kujdestare dhe ishte krah teje vazhdimisht. Ndoshta ti e ke quajtur të çmendur sepse kështu e quajtën edhe shoqëria e saj, por ajo nuk e zbehu asnjëherë dashurinë për ty.

Në realitet ajo frikësohej të pranonte gabimin e saj. Gabimin që la trupin, zemrën dhe mendjen në duart tua.

Kur ti hyre në jetën e saj, i premtove se do të jesh  gjithmonë aty për ta ndihmuar. Ngadalë ajo filloi të besoj se ti do të jesh shpëtimtar i saj. Ajo ju tha sekretet e saj më të errëta dhe ju tregoi plagët e saj më të thella. Ajo ju tha se ajo është bërë e varur nga ju, nga prania juaj, nga buzët dhe fjalët tua.

Ajo të  besoi dhe i besoj jetës. Ju keni mbetur në krye të listës së saj të bisedave. Nga mesazhet e ëmbla të mëngjesit deri tek tekstet për një natë të mirë, ti ke ndarë çdo hollësi të vogël të ditës tënde  me të. Ju dëgjuat këngët të reja me të dhe flisni për tekstet që keni dashur më së shumti. Ju shkëmbyet gjëra të ëmbla ditë e natë me njëri tjetrin.

Ajo e  hapi  zemrën e saj për ty dhe të dha dorën.  Ajo nuk e kuptoi që ti ngadalë po bëhesh e tërë  jeta e saj.

Por ti shpejtë fillove të ndryshoje.  Ajo qëndronte aty e habitur nga sjellja jote. Tekstet e tua tani ishin më të shkurta dhe më të ftohta. Ti nuk kishe më kohë për të. Ajo filloi të fajësonte veten dhe pyeste veten nëse ajo kishte bërë diçka të gabuar.

Ajo vazhdoi të priste për ty. Por ti ishe tepër i zënë për tu marrë me të. Sa më shumë që nuk e dëgjonit e nuk e shihnit ajo më shumë e humbte vetën. Ti zgjodhe dikë tjetër në vend të saj e ajo vazhdonte të acarohej me miqtë,familjen për ty, që i kërkonin të hiqte dorë nga ti.

Sot, kjo vajzë është vërtetë e lodhur, e lodhur dhe pa ndonjë arsye për të qëndruar me ty.

Ju e bëtë të besoni se ajo mund të jetë ‘dikush për një kohë’, por nuk mund të jetë “dikush përgjithmonë”.

Udhëtimi i të dashuruarit nuk kishte qenë kurrë i lehtë për të. Ajo vazhdoi të heqë dorë nga respekti për veten e saj, sepse ti ishe  shumë kokëfortë për të hequr dorë nga egoja jote.

Më në fund, erdhi dita kur frika e saj më e madhe u shndërrua në realitet.  Ajo e pranoj, ishte gabimi i saj. Kjo fjalë e copëtoj shpirtin e saj. Çfarë mund të përjetonte më keq, se sa të pranonte se çdo gjë me ty ishte GABIM.

Çdo natë, ajo qan e vetme para gjumit,  sepse ajo dëshiron të kuptoj se çfarë gaboi. Ajo ende fajëson veten për gjithçka. Ajo bërtet dhe dëshiron të dijë pse ajo nuk ishte  e mirë për ty.  Ajo thërret me zë të lartë emrin tënd, por nuk të sheh askund. Ajo të donte ty. Ajo ende bën e sheh fytyrën tënde kur sheh diellin. Por edhe ajo nuk e di se çfarë të bëjë tani.

Ajo e di vetëm një gjë: Ajo do të jetë e jotja deri në frymën e saj të fundit”.

Sinqerisht, vajza që u thye nga Dashuria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat