Hiqni përgjithmonë pikat e zeza!

Life style

Hiqni përgjithmonë pikat e zeza!

Më: 29 janar 2021 Në ora: 06:24
Ilustrim

Pikat e zeza (mitiserat) formohen kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e lëkurës bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër dhe formojnë pikat karakteristike me ngjyrë të errët. Ato shfaqen më së shumti në zonën e hundes, faqeve dhe mjekrës.

Shkaktarët kryesorë që I bëjnë pikat e zeza shumë prezente janë:

Stresi

Ndryshimet hormonale

Trashëgimia

Lëkura e papastër

Kozmetika e tepërt

Pirja e duhanit

Alkooli

Kafeina

Ja mënyrat më efektive për të larguar pikat e zeza.

Domatet:

Domatet janë një ilaç shumë efektiv në largimin e pikave të zeza. Ky frut ka veti natyrore antiseptike. Merrni një domate të vogël dhe bëjëni në formë të puresë  dhe aplikojeni në zonat ku keni pika të zeza dhe lërëni të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes pastrojeni fytyren me ujë të ftohtë.

Limoni:

Limoni është një tjetër përbërës natyral që është efektiv në trajtimin e pikave të zeza. Shtrydhni disa pika lëng limoni në një tas, shtoni kripë dhe përzieni përzierjen mirë. Lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni përzierjen në pikat e zeza. Lëreni për 20 minuta dhe lani përsëri fytyrën me ujë të ngrohtë.

Pasta e dhëmbëve:

Lyej me një shtresë të hollë pastë dhëmbesh pjeset e prekura nga mitisserat dhe lëri ashtu për 25 minuta. Pastaj laj butësisht me ujë të ngrohtë. Përseriteni këtë veprim dy herë në javë për efekte më të mira.

Mjalti:

Mjalti ka veti antiseptike që punon  mrekulli për lëkurën me vaj dhe pikat e zeza.  Aplikoni mjaltin në zonën e prekur dhe lani me ujë të ngrohtë pas 15 minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat