Bëni sytë e juaj më të mëdhenj duke praktikuar këtë truk

Life style

Bëni sytë e juaj më të mëdhenj duke praktikuar këtë truk

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

Ekspertët thonë që me aplikimin e një shtrese të hollë të lapsit për sy në qepallat e poshtme mund të krijoni përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.

Një laps i zi ose kafe në qepallat e sipërme është pothuajse standard për shumë gra që besojnë se një përbërje e tillë krijon një formë më të bukur.

Mirëpo, shumica e grave nuk marrin guximin që qepallat e poshtme t’i ngjyrosin me laps për shkak të mendimit të gabuar që do të zvogëlonte sytë, shkruan Mind Body Green.

Lapsi në qepallat e poshtme

Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme vizualisht do t’i rrisin sytë.

Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme mund të krijojnë përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.

– Linja e hollë e lapsit në qepallat e poshtme mund të rrisë vizualisht sytë tuaj. Teknika të cilën e preferoj përfshin lapsin krem për sy, të cilin me brushë lyej ngadalë nën qepallë, thotë grimierja
Jenny Patinkin.

– Propozoj kombinimin e ngjyrës së kafenjtë dhe të hirtë, – thotë ajo.

Me krijimin e nuancës suptile horizontale nën sy krijohet iluzioni që linja e poshtme e qerpikëve është më e ulët, andaj sytë duken më të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat