Në një dyshek të pistë nuk bën dot gjumë të mirë; 3 hapa për ta pastruar atë siç duhet

Life style

Në një dyshek të pistë nuk bën dot gjumë të mirë; 3 hapa për ta pastruar atë siç duhet

Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Pastrimi i një dysheku kërkon shumë punë dhe kohë. Por duke qenë se flemë çdo natë në dyshek, djersitim dhe lëshojmë qeliza të vdekura të lëkurës, pastrimi i tij është shumë i rëndëishëm. Në një dyshek të pastër do të bëni një gjumë më të mirë.

Ai mund të pastrohet me tre hapa të thjeshtë. Këtë metodë e ka zhvilluar drejtuesja e Cleaning Housekeeping Institute Lab, Carolyn Forte. Ndiqni këto këshilla dhe do të flini si një fëmijë në dyshek të pastër!

1. Hiqni insektet dhe pluhurin

Mënyra më e thjeshtë për të hequr pluhurin është vendosja e aksesorit të duhur në fshesën me korrent. Kalojeni në pjesën e sipërme dhe anësore për të thithur sa më shumë pluhur të jetë e mundur. Nëse keni pajsije me avull për rrobat, kalojeni sipër dyshekut para se të fshini me fshesë me korent për të ndihmuar heqjen e pluhurit dhe ngordhjen e insekteve.

2. Hiqni njollat

Nëse kafshët shtëpiake flenë me ju, ose nëse ju pëlqen të hani në shtrat, me shumë mundësi në dyshekun tuaj janë krijuar njolla në dyshekun tuaj. Për të hequr këto njolla ju mjafton pak sodë buke, detergjent dhe ujë i oksigjenuar. Në një shishe spray shtoni gjysme shishe ujë të oksigjenuar, dy lugë gjelle sodë buke dhe shtoni pak detergjent enësh. Tundeni përzierjen dhe me këtë përgatitje pastroni dyshekun.

3. Largoni aromat

Ju mund t’i largoni aromat me detergjent të lëngshëm tapicerie . Përziejeni me ujë në raportin e tregar në pakeim, aplikojeni në dyshek me një leckë ose furçë. Lëreni 30 minuta dhe mos e tejngopni dyshekun me këtë përbërje. Një tjetër mënyrë për të hequr aromat është soda e bukës. Spërkateni në gjithë dyshekun, lëreni për 10 minuta dhe më pas përthitheni me fshesë me korrent. Kjo është dhe zgjidhja më ekologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat