Këto janë lodrat që prindërit nuk duhet t'jua blejnë kurrë fëmijëve, shkatojnë dëmtime të përhershme

Life style

Këto janë lodrat që prindërit nuk duhet t'jua blejnë kurrë fëmijëve, shkatojnë dëmtime të përhershme

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Përpara vitrinave me lodra fëmijët duket se zgjedhin ato më të bukurat, me ngjyra të ndezura, të mëdhatë, lodra që nuk zhvillojnë aftësitë motorike apo kreativitetin e tyre.

Është detyrë e prindit të zgjedhë lodrat më të përshtatshme për fëmijët, në mënyrë që këta të fundit të mësojnë duke luajtur e jo vetëm të argëtohen.

Por edhe nëse vogëlushët tuaj nuk përfitojnë shumë nga lodrat, të paktën duhet të siguroheni që këto të fundit nuk i dëmtojnë. Sipas FDA (Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna), lodrat me laser duhet të ndalohet rreptësisht dhe mos t’u shiten fëmijëve. Pasi laserët paraqesin rrezik serioz për shëndetin e syrit.


“Një rreze e lëshuar drejtë në syrin e personit mund ta lëndojë atë menjëherë, veçanërisht nëse laseri është i fuqishëm”, pohon Dan Hewett, zyrtar në FDA.

Lëndimet e laserit zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje, por shikimi mund të dobësohet me kalimin e kohës shkruan kidstime. Këto lëndime mund të kalojnë pa u vërejtur për disa ditë dhe disa javë, dhe mund të jenë të përhershme.

Shembuj të lodrave me laser janë:

• Laserët e inkorporuar në armët-lodra të cilat përdoren për të shënjestruar
• Laserët në kapela të cilët nxjerrin rreze laserike derisa vëzhgojnë.
• Laserët që mbahen në duar e që përdoren gjatë lojës si shpata drite
• Laserët që përdoren për argëtim të cilat krijojnë efekte optike në një dhomë të hapur.
Kjo vërejtje e specifikuar për lodrat vjen pasi janë fëmijët ata që më së shpeshti lëndohen nga këto produkte. Viteve të fundit fuqia e laserëve të përfshirë në lodra është rritur, derisa çmimet e lodrave kanë rënë shkruan kidstime.

FDA jep këto këshilla për mbrojtje të fëmijëve nga pasojat e laserëve:

• Kurrë mos e shënjestroni ose drejtoni laserin drejtpërdrejt në ndonjë person ose kafshë. Energjia e dritës nga laseri që shënjestron syrin mund të jetë e rrezikshme, mbase edhe më e rrezikshme se sa shikimi i drejtpërdrejtë i diellit.
• Mos e drejtoni laserin në ndonjë sipërfaqe rrezatuese.
• Mbani mend se efekti i përnjëhershëm i rrezeve të drejtuara në sy mund të shkaktojë aksidente serioze kur drejtohet në një vozitës të veturës ose mund të çojë në lëndime në mesin e njerëzve që bëjnë aktivitete të tjera, si për shembull ata që luajnë sporte.
• Shikoni etiketat dhe lexoni udhëzimet dhe paralajmërimet në to. Kërkoni shenjën 21 CFP 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat