Parashikimi i yjeve për muajin shkurt/ Astrologia: Luani shenja më e favorizuar…

Life style

Parashikimi i yjeve për muajin shkurt/ Astrologia: Luani shenja më e favorizuar…

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:19
Ilustrim

Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” astrologia Meri Gjini bëri parashikimin e yjeve për muajin shkurt.

Ajo u shpreh se vështirësia do të vazhdojë edhe pak deri në 3 të marsit, megjithatë do të jetë një muaj më i mbarë se janari. Dashuria do të jetë kryefjala e muajit për pothuajse të gjitha shenjat. Ndërsa shenja më e favorizuar për këtë muaj  është Luani.  

Parashikimi i horoskopit për 12 shenjat :

Dashi- Kryefjala është leku, ekonomia, leku si monedhë. Përsa i përket nëse do ta marrin apo jo, nëse do ta kenë apo jo, në fakt kanë që prej datës 21 të dhjetorit që vrapojnë dhe punojnë për ta arritur diçka për të pasur një përmirësim, për të arritur një ngritje si në punët e tyre të vogla, në biznesin e tyre megjithatë kam bindjen që ajo që do të ndihet si shije e parë në pjesën e parë të muajit  është kthimi i lekëve që mund t’jua kenë borxh. Kjo kryefjalë ose ky impenjim kryesor që lidhet me lekun, jam e sigurt që për gjërat që u duhen ata që i kërkojnë do t’i gjenden ose do t’i kenë. Pra nëse kanë detyrime, nëse kanë pagesa do t’ia dalin shumë mirë.

Demi- Vazhdojnë që të jenë të paqartë për gjërat që duan, profesionalisht vazhdojnë të jenë të pasigurtë se çfarë të bëjnë për të arritur përmirësimin e tyre. Maturia, pjekuria dhe respektimi i kohës është vlerë domethënë e kanë mundësinë edhe ta zbatojnë edhe ta ndjekin si këshillë megjithatë këtë muaj është pak e vështirë të kontrollojnë tonacionet e tyre.Kam bindjen se nuk është muaj i përshtatshëm për tonacionet e larta apo reagime spontane të pamenduara. Ata që shmangin këtë gjë do të kenë një muaj produktiv sidomos pas datës 19.

Binjakët- Do të ndihen pak disforik në drejtim të kontrollit, duket sikur nuk kontrollojnë dot asgjë në territorin ku ndodhen. Kjo është ajo që do t’ju mungojë apo që do ta kenë si shije të shpeshtë në shijet familjare ose në raportet në çift. Të lehtësuar për cështjet e fizikut edhe pse kam bindjen që do të duhet të zgjidhin ata që kanë probleme të mbartura që i kanë të mbyllura në mënyrë provizore, do të duhet të merren me zgjidhjen e problematikave që ata njohin.

Gaforrja- Do të duhet të ruajnë tonacionet, pjesën e tolerancës në ambientin e punës, me qëllim që të mos prishin terezinë e vet, dhe të mos ulet produktiviteti. Ka hapur një prespektivë trevjeçare që mund të ndryshojë jetën apo mund të shijojnë jetën afatgjatë dhe të lindurit në ditët e para të gaforres, do të nisin që nga data 19-20 e shkurtit. Do të vazhdojë deri më datë 26 të majit të 2021, do të rezultojë ekstremi tjetër i periudhës në të cilën ndodhemi.

Luanët- Do të marrin të gjitha përgjigjet që presin. Venusi tek ujorët  bën të mundur që suportin që kërkojnë ta kenë me shumicë, sa më bashkëpunues të jenë aq më të fituar do jenë në të gjitha drejtimet edhe pse zgjerimi i xhepit është një shije që do të vijë nga punë të ngelura përgjysmë apo të premtuara më parë, kështu që erdhi momenti që të kthehen dhe t’i vendosin dhe të b ëhen të prekshme prej tyre. Mund të themi se është nga të privilegjuarit e shkurtit.

Virgjëresha- Të fituarit përsa i përket organizmit të çështjeve profesionale merr një formë shumë të qartë se si do të rrjedh 6 mujori i parë i 2021 për çështje profesionale, pra kjo është ajo që do të  ngjyrosi gjithë shkurtin. Duhet të vendosin prioritet gjërat që kanë për të mbyllur deri në datën 19-20 shkurt, duhet ta rregullojë pak axhendën.

Peshorja- Duhet të merren me jet ën emocionale, duhet të marrin vendime të rëndësishme, është një muaj shumë i mirë, që i përket dashurisë, që i përket njohjeve të reja, apo edhe sqarimeve me njohjet e vjetra. Pra t’i dedikohen dashurisë, nuk ka rëndësi në jetën personale në raportet në çift por dhe dashurisë që kanë me njerëzit që i rrethojnë. Sa më shumë ta shohin dashurinë aq më mirë do të ndihen edhe tek produkti final në cështjet profesionale të tyre, pra dashuria mund të përmirësojë shumë kushtet në ambientet e punës, përndryshe produkti final mund të jetë më pak se e presin dhe kjo mund të sjellë nervozizëm tek ata.

Akrepi- Është e pamundur që të qëndrojnë korrekt me axhendën e tyre,e thënë kjo për mirë, sepse ka ndryshime, të papritura, dhe ka lëvizje. Duke nisur nga data 19 është ritmi shumë i përshpejtuar dhe shkëlqimi, të ndjerit me fat është shumë i ndjeshëm prej tyre. Në pjesën e parë vazhdojnë me një axhendë të ngarkuar,  dhe vazhdojnë me shumë harxhim energjie. Por nëse e heqin këto humorin, jo fortë në nivelet e duhura për ta në pjesën e parë, pjesa e dytë dhe e tretë e muajit shkurt do të rezultojë realisht shume produktive.

Shigjetari- Përmirësimi i xhepit të tyre, i lekut, zgjerimi ekonomik, kjo është ajo që do t’i bënte mirë me mbylljen e dimrit. Do të duhet të jenë të kujdeshsëm  me mërkurin  në të kundërt me Ujorët, do të duhet të jenë të kujdeshëm në komunikim në raportet e tyre sociale. Komunikimi i tyre duhet të jetë i kontrolluar pa e tepruar si në fjalë dhe në tonacione.

Bricjapi- Ato cfarë kanë projektuar por jo me zë brenda shpirtit të tyre, 2021 do t’jua jap, do t ë marrin përgjegjësi marrin këtë muaj, por si do që të jetë atë që i mungon në pjesën e parë, pra vlerësimi maksimal në ambientet profesionale që kërkojnë kaq shumë në pjesën e parë të muajit shkurt do ta marrin në pjesën e dytë sidomos nga data 21 deri në datën 27 të shkurtit.

Ujorët- Kanë shumë planete me vete Janë të shumta mendimet, impenjimet, në trurin e tyre janë shumë gjëra që duhet të zgjidhin kanë shumë detyrime, kanë shumë impenjime, me të cilat do të merren në të njëjtën kohë. Kryesore për kohën është ekonomia, në pjesën e dytë të muajit do të marrin një përgjegjësi të bukur të cilën e presin prej kohësh.

Peshqit- Nuk është momenti më i mirë për ta përsa i përket mënyrës se si ndjehen në raport me veten dhe të tjerët. Praktikisht i kanë të gjitha mundësitë për t’i mbyllur të gjitha çështjet që i përkasin që i kanë të mbartura, e thënë kjo ndryshe edhe për cështje që i përkasin fizikut, edhe për cështje që i përkasin profesionit, apo ambicieve që kanë. Duhet të jenë të kujdeshëm me shpenzimet, dhe sa të munden të kujdessh ëm me fjalët,sepse mërkuri në të kundërt bën shpesh mos të gjejnë fjalën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat