Meshkuj, si të paraqiteni në një takim për punë?

Life style

Meshkuj, si të paraqiteni në një takim për punë?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Po jetojmë në një periudhë, në të cilën, nëse nuk kemi ende një punë, për ta gjetur është një çështje e ndërlikuar.

Shumë konkurrencë, pak ofertë, kriza, justifikimet për të mos marrë në punë, apo për të pushuar nga puna. Fakti është që nuk ka shumë punë dhe që të sigurojmë një takim pune, është një sukses i madh.
Duke qenë se, mënyra e prezantimit edhe nga ana e jashtme, është një element që merret në konsideratë gjatë takimit (përveç aftësive personale). Ja disa këshilla të çmuara që do të bënit mirë t’i mbanit mënd në rastin e parë për punë.
Gjatë takimit duhet të lini një përshtypje të mirë, sepse përshtypja e parë, është ajo që vlen.

1.    Mjekra. Një mjekër sapo e rruar dhe një lëkurë dhe fytyrë e pastruar mirë (pa prerje!)
2.    E meqenëse po flasim për lëkurë e fytyrë, kjo duhet të jetë e hidratuar mirë. Një maskë hidratuese për fytyrën mbrëmjen e mëparshme, nuk do të ishte ide e keqe.
3.    Flokët. Të lara dhe të prera, me basetat të rregulluara mirë dhe pa qime që rriten gjatë qafës.
4.    Qimet e hundës. Mendojeni seriozisht të blini një brisk elektrik për qimet e hundës.
5.    Thonjtë. Duhet të jenë të prera mirë. Më mirë thonj pak të gjatë se sa thonj shumë të shkurtër. Efekti “thonj të ngrënë” duhet evituar dhe nëse keni vërtet zakonin e keq t’i hani, rezistoni për pak ditë. Një limë nga ato të femrave do të ishte shumë e nevojshme në këtë rast. Hiqni edhe lëkurat e thonjve dhe gjithçka që jep idenë e duarve dhe të thonjve të lënë pas dore.
6.    Dhëmbët. Të bardhë, sepse i pastroni, sepse nuk pini duhan, sepse jeni me fat që keni dhëmbë të bardhë natyralë. Por edhe sepse, nëse është e nevojshme keni kërkuar ndihmën e dentistit për t’i zbardhur. S’ka asgjë të keqe, vajzave i pëlqejnë shumë meshkujt me dhëmbë të bardhë!
7.    Era e gojës. Duhet të jetë e freskët. Nëse e dini që keni erë të keqe, evitoni të hani ushqime të rënda gjatë ditës përpara takimit, lajini mirë dhëmbët, përdorni fijen dhe lani edhe gjuhën me furçë! Pastaj shpëlajeni mirë me një dezinfektues për gojën. Merrni me vete karamele me mente apo çamçakëz, por mos harroni t’i hidhni para se të hyni në takim.
8.    Parfumi. Mos e teproni.
9.    Veshja. Serioze, duhet të tregojë stil dhe respekt për takimin e punës dhe për personin që do t’ju intervistojë.
10.    Sjellja. Bën pjesë në mënyrën si prezantohemi. Duhet të jeni të fortë, të sigurt në vetvete. Shtrëngojeni mirë dorën e intervistuesit, pa e tepruar. Nëse ju djersitin duart përpiquni t’i thani mirë përpara se të jepni dorën, pa ju parë njëri. Evitoni të mbani duart në xhepa. Shikojeni bashkëbiseduesin drejt e në sy kur ju flet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat