Studimi flet: Femrat ndjejnë më shumë dhimbje, por e durojnë më shumë se meshkujt

Life style

Studimi flet: Femrat ndjejnë më shumë dhimbje, por e durojnë më shumë se meshkujt

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Kanë receptorë të dhimbjes dy herë më shumë se meshkujt, por janë më të forta në tolerancë.

Për shekuj të tërë, është besuar se femrat janë gjinia e dobët. Në fakt, studimet e reja kanë treguar se ato me të vërtetë janë më të ndjeshme.

Kjo është sepse femrat kanë dy herë më shumë receptorë të dhimbjes sesa meshkujt, që bënë që ato të ndjenjë dhimbjen shumë më fuqishëm se meshkujt.

Mirëpo femrat gjithashtu edhe e përballojnë dhimbjen më mirë se meshkujt.

Që në lindje, femrat ndjenjë dhimbje dy fish më të rëndë se meshkujt në rast të një lëndimi të njëjtë, dhe me kalimin e kohës, femrat mësohen të përballojnë këtë dhimbje më mirë.

Gjithashtu dhimbja ndikohet shumë nga hormonet dhe disponimi, dhe meqë femrat ndikohen shumë më shumë nga ndryshimet hormonale, ato e tejkalojnë dhimbjen më lehtë.

Është vërtetuar se e qara, nevrikosja, apo e qeshura ndikon që dhimbja të përballohet më lehtë. Femrat janë më të ndikuara nga emocionet, prandaj edhe kanë tendenca të neutralizojnë dhimbjen më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat