Njolla të errëta në fytyrë? Çfarë po bëni gabim

Life style

Njolla të errëta në fytyrë? Çfarë po bëni gabim

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Kur flasim për kujdesin ndaj lëkurës, njollat e errëta janë një prej problemeve me të zakonshme.

Të shumta janë arsyet dhe shkaqet që shpien në krijimin e tyre, duke nisur nga gjenetika te ekspozimi i shumtë ndaj diellit.

Teksa nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar genet, të paktën mund të shmangin apo t’u kushtojmë rëndësi disa faktorëve jo pak të rëndësishëm.

Dritat e brendshme

Pak njerëz e dinë këtë, por ekspozimi ndaj dritave brenda shtëpisë tuaj mund të çojë në krijimin e njollava të errëta. Kjo sepse drita e dukshme ose drita fluoreshente mund të ndikojë në hiperpigmentimin e lëkurës.

Kjo lloj drite është e pranishme në kompjuterë, TV, madje edhe në smartphone. Për ta parandaluar atë, përdorni krem kundër diellit çdo ditë, kur filloni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën.

Shtrydhja e akneve

Sado e parezistueshme mund të jetë një akne bezdisëse, mos e shtrydhni. Inflamacioni që do të krijoni, mund të shkaktojë që lëkura të prodhojë melaninë, duke rezultuar në njolla të errëta dhe madje edhe plagë. Këshillohuni me një dermatolog për të kuptuar shkakun e akneve tuaja dhe se si t’i trajtoni.

Mospërdorimi i kremit të dielli

Ju është thënë në çdo artikull të mundshëm dhe do t’ju thuhet sërish. Mos harroni çdo ditë, që në mëngjes, kremin e diellit. Kini parasysh se duhet ta aplikoni çdo dy orë, kur ekspozimi ndaj diellit është i lartë.

Moslarja e fytyrës, pas trajtimi të darkës

Nëse shkoni në një takim me dermatologun dhe ankoheni për njolla të errëta, ka shumë të ngjarë që ai t’ju sugjerojë përdorimin e produkteve për trajtimin gjatë natës.

Disa produkte, veçanërisht ato acidike, kanë potencialin për të pastruar njollat , por nga ana tjetër edhe ta irritojnë lëkurën tuaj, duke shkaktuar njolla të errëta. Kështu çdo mëngjes, lajeni mirë fytyrën dhe më pas nisni aplikimin e produkteve.

Lëngu i limonit

Shpesh keni lexuar për maska të ndryshme në kushte shtëpie, ku përbërësi kryesor përgjithësisht është lëngu i limonit. Por ajo që njerëzit harrojnë është se lëngu i limonit, kur kombinohet me rrezatimin e diellit, mund të shkaktojë njolla të errëta ose t’i përkeqësojë ato.

Diçka e tillë quhet fitofotodermatit dhe shkaktohet nga substanca të tilla si furanokumarinat dhe psoralenët kur bien në kontakt me rrezet e diellit. Ndaj pas përfundimit të maskës, shpëlajeni fytyrën mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat