Njollat kafe të qafës mund t'i shfaqen kujtdo, eliminojini sa më parë me këto 3 metoda natyrale

Life style

Njollat kafe të qafës mund t'i shfaqen kujtdo, eliminojini sa më parë me këto 3 metoda natyrale

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Në artikujt tanë kemi folur vazhdimisht për njollat kafe në fytyrë, megjithatë kurrë më parë nuk kemi trajtuar temën e shenjave të errëta që shfaqen në qafë. Acanthosis nigricans është një gjendje e lëkurës, e cila krijohet si pasojë e djersitjes së tepërt, diabetit, çekuilibrit hormonal, etj., por edhe nga depilimi i gabuar me brisk, ose përdorimi i dyllit të nxehtë.

Nuk shkakton simptoma të dhimbshme, por me kalimin e kohës mund të shkaktojë inflamacion, irritim të lëkurës dhe kruarje, përveç këtyre kjo gjendje nuk është aspak estetike. Ja disa mënyra se si t'i zbardhni ato:

1.Trajtim me lëng limoni/ Lëngu i limonit heq qelizat e vdekura që gjenden pas qafës dhe e zbardh. Vendosni direkt në lëkurë disa feta limoni ose lyeni njollat me lëngun e tij.Ky trajtim duhet përsëritur 2-3 herë në javë për të arritur rezultate sa më të shpejta.

Kujdes: Nuk duhet të ekspozoheni në diell për të paktën 1 orë nga trajtimi pasi mund të keni irritim të lëkurës.

2.Trajtim me kos e tërshërë/ Kosi ka veti antiinfamatore, detoksikuese dhe hidratuese që ndihmojnë në eliminimin e qelizave të vdekura, kurse tërshëra shërben si një pastrues natyral për lëkurën. Në një enë shtoni dy lugë gjellë kos dhe një lugë çaji tërshërë dhe përziejini derisa të formohet një pastë. Vendoseni mbi njollat kafe dhe lëreni të veprojë për disa minuta duke e masazhuar me mollëzat e gishta.

3. Trajtim me sodë buke/ Përzieni një lugë gjelle sodë buke me një filxhan ujë. Aplikojeni masën e përgatitur në zonat problematike dhe prisni derisa të thahet. Shpëlahuni me ujë të pastër. Aplikojeni këtë metodë çdo mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat